Fotografia që po bën xhiron e botës: Bajrami në Gaza nën hijen e sulmeve izraelite

13 Maj 2021, 12:21Bota TEMA

Për shkak të sulmeve izraelite, të cilat u kryen edhe në ditën e parë të festës muslimane të Fitër Bajramit, namazi i Bajramit nuk u krye në xhamitë e mëdha në Rripin e Gazës.

Burimet lokale theksojnë se avionët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Gazës këtë mëngjes.

Për shkak të sulmeve, besimtarët nuk falën namazin e Bajramit në xhamitë e mëdha. Rrugët e Gazës në mëngjesin e Bajramit ishin në gërmadha dhe heshtje.

Fëmijët, të cilët mezi po e prisnin këtë festë muslimane, nuk mund të vizitonin shtëpitë dhe të uronin Fitër Bajramin.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee, tha se forcat ajrore izraelite kanë bombarduar gjithsej 650 objektiva që nga sulmi i 10 majit në Rripin e Gazës.

Ai tha se 10 zyrtarë kryesorë të Hamas-it dhe lëvizjes Xhihadi Islam u vranë nga sulmet.

Numri i vdekjeve gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që është nën rrethim arriti në 83, pasi edhe 11 palestinezë humbën jetën në sulmet izraelite.

Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 të 10 majit. Forcat izraelite nuk u tërhoqën brenda afatit të caktuar, i cili u pasua nga konflikti dhe sulme të ashpra nga forcat izraelite në Gaza.

1 komente në “Fotografia që po bën xhiron e botës: Bajrami në Gaza nën hijen e sulmeve izraelite”

  1. Edmond says:

    Forcat palestineze i dhane nje ultimatum per te ikur Izraelitet, por ato nuk iken dhe palestinezet e kuptuan se me Luanin nuk mund te hahen dot, prandaj u kthyen nga arabia, ku e kane vendin.

    Ai truall eshte toke Hebreje qe prej mijra shekujsh. Tokat Izraelite jane pushtuar padrejtesisht nga Arabet si dikur pushtimet ne Spanjen e jugut dhe tani po vjen dita te kthehen tek i zoti. Fakt per kete eshte Dhiata e vjeter qe i referohet atyre tokave si pjese Hebraike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje