Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza. Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj. Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.
Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.
Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.
“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.
Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.
“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri./ REL
Ky eshte thjeshte nje kriminel me pushtet qe mbrohet pas ameriqise per te gjitha vrasjet e organizuara shteterisht.
Suma i ke rene shenjit , keshtu mendonte edhe kjofte largu Enver e partia e tij fame keqe ??????!!!!
Suma nuk i ka rene SHENJIT,
Analfabet pa shkolle,
Shenjen e ke ne sume,
Kontrolloje me dore!
Sa per Verin,
Qe nuk te zen gjumi,
Ja ke pa tmerrin,
Kur te hyri llokumi!
Izraeli eshte ne token e tij dhe ka te drejte te mbrohet. Arabet duhet te fusin bishtin ne shale e te mos krruhan kot me hebrenjte. Saalaini i tyre dikur i pushtoi tokat e shenjta dhe masakroi e perzuri hebrenjte e te krishteret. Por e drejta u vendos ne vend dhe toka e premtuar ju kthye te zoteve ne menyre qe profecia te permbushet. Dje Jeruzalemi neser Konstandinopoja.
Kush janë ata që do vinë e do pushtojnë Konstandinopojën mor bole gomari?!
Kokat hengishin, raca te poshtra.
Hamasi…pfff. Palestinezet e shkrete qe nuk dine te nxjerrin udheheqesa per te luftuar per te drejtat e tyre. Nxjerrin nga gjiri i tyre vecse terrorrista dhe duan perkrahjen e botes. Njelloj si kudistanet qe perdorin partine komuniste te luftojne per liri. Idiotesi dhe mendjeleshtesi! Nuk mund ta harroj kurre se cfare bene me arkivolin e Arafatit gjate funeralit te tij… Turp!
Mbroni Palestinen ju….e dini we I afruan strehim Milloshevicit kur Israeli pranoi mijera refugjate Kosovare?…ju ka zene feja syte
Ato familje jan refugjate palestineze,qe dikur i kan vendos aty,nuk jane ne pronen e tyre,prona eshte e tjeter kujt,qe kerkon ti ktheht.Duhet te ruesh pa plasur sherri,se ne sherr e siper,nuk behen shume llogari.Kur kerrcasin bombat,shkon ne mes edhe femija,gjithmone ka qene keshtu.Eshte e veshtire ti evitosh kur raketat qe godasin qytetet Izraelite nisen nga vendet e banuara dendesisht te Gazes.