Sulmet izraelite, Hamasi konfirmon vrasjen e disa komandantëve të rëndësishëm

12 Maj 2021, 18:33Bota TEMA

Hamasi ka konfirmuar se disa nga komandantët e rëndësishëm kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli po vazhdon me bombardime masive në shenjë hakmarrje për qindra raketa të qëlluara në qytetet e tij.

Pavarësisht alarmit të dhënë nga OKB-ja se mund të nisë një luftë në shkallë të gjerë, Izraeli është zotuar të vendosë qetësi në rajon. Deri të mërkurën janë konfirmuar të paktën 43 të vdekur, mes të cilëve edhe 13 fëmijë dhe mbi 200 të plagosur. Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod mes breshërisë së sulmeve me raketa.

Shpërthime pati edhe në kryeqytetin Tel Aviv. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua ta zgjerojë ofensivën, dhe tha se militantët do të paguanin.

“Hamasi dhe Xhihadi Islamik do të paguajnë. Po iu them, do të paguajnë një çmim të rëndë për luftën e tyre”. Luftimet vijnë pas trazirave disa ditore dhe përballjes së dhunshme mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë pranë Xhamisë së Al Aksës ose Malit Tempull, vend i shenjtë si për islamikët ashtu edhe për hebrenjtë.

2 komente në “Sulmet izraelite, Hamasi konfirmon vrasjen e disa komandantëve të rëndësishëm”

  1. Dauti says:

    Rrac muti keta arabet.

  2. fukaraji says:

    Palestinezet jane mesuar te jetojne ne cadra keshtu dhe paqja per ta eshte ferr, nuk duan te jetojne si njerez te pranojne paqe dhe te shikojne perpara por i bien fyellit me nje vrime, le te rrijne ashtu sic deshirojne dhe te bejne qejf padronet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje