BE kërkon ulje të tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve

12 Maj 2021, 16:39Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Reuven Rivlin dhe i kërkoi një qetësim të situatës në përplasjet me Hamasit dhe Izraelit, në një mesazh në Twitter.

“Jam shumë i shqetësuar nga rritja së fundi e dhunës dhe sulmeve jo-diskriminuese. Duhet t’i jepet përparësi qetësimit të situatës dhe humbja e jetëve të pafajshme civile nga të dy palët duhet të shmanget”, theksoi ai.

Izraeli dhe palestinezët janë angazhuar që prej një jave në një prej përshkallëzimeve më të mëdha të dhunës të këtyre viteve të fundit.

Në mbrëmjen e 3 majit, përleshjet shpërthyen në lagjen Sheikh Jarrah, pranë Qytetit të Vjetër në Jeruzalemin Lindor, në kuadër të një manifesitmi mbështetës për familjet palestineze të kërcënuara me dëbim në favor të kolonëve hebrenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje