Një “betejë” ruso-norvegjeze në qiell

12 Maj 2021, 21:25Bota TEMA

Një aeroplan luftarak MiG-31 kapi një aeroplan të Forcës Ajrore Norvegjeze sot mbi Detin Barents, duke e parandaluar atë të hynte në hapësirën ajrore ruse, njoftoi shërbimi për shtyp i Flotës Veriore Ruse.

“MiG-31 nga Flota Veriore reagoi shpejt ndaj alarmit dhe u ngrit në mënyrë që të identifikonte shënjestrën ajrore, domethënë e pengoi atë të hynte në hapësirën ajrore ruse. Mbrojtja ruse identifikoi shënjestrën si një aeroplan patrullues norvegjez P-3C Orion që fluturonte mbi Detin Barents. Avionët ushtarakë të huaj nuk lejohen të kalojnë kufirin rus”, tha shërbimi për shtyp në një deklaratë, transmetuar nga TASS.

Pasi avioni norvegjez u parandalua të hynte në hapësirën ajrore të Rusisë, luftëtari rus u kthye në bazë, shtohet.

Një “incident” i ngjashëm në mes të prillit

Në mes të muajit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njoftoi se aeroplani luftarak rus MiG-31 kapi dhe ndoqi avionët patrullues të Shteteve të Bashkuara dhe Norvegjisë mbi Detin Barents.

Qendra Kombëtare e Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë tha se ekuipazhi i luftëtarit rus identifikoi objektivat ajrorë si një avion patrullimi P-8A Poseidon dhe një avion patrullimi P-3C Orion dhe i drejtoi ato mbi Detin Barents, raporton Interfax.

1 komente në “Një “betejë” ruso-norvegjeze në qiell”

  1. a says:

    ..artikull i shkruar e formuluar ne menyre te paqarte e gazetare diletante. Nuk kuptohet se c fare ka ndodhur, pra eshte kapur, apo eshte parandaluar avjoni norvegjez. “Kapja” ne terminologjine e aviacionit ushtarak do te thote kur e detyron kundershtarin te ulet ne menyre te detyruar. ( pastaj i tregohet media e etj) . Shoqerimi, parandalimi jane aksione te tjera . Nga artikulli nuk kuptohet c ka ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje