Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është shtruar sërisht në spital për shkak të një sëmundjeje të lidhur me koronavirusin.
Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano për shkak “të pasojave të Covid-19” bëri të ditur partia e tij “Forza Italia” në një konferencë për mediat.
Kujtojmë se 84-vjeçari u infektua me virusin vitin e shkuar dhe kaloi 24 ditë në po të njëjtin spital në të cilin ndodhet aktualisht.
Në njoftimin për media u tha se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë por pa shtuar detaje të tjera.