Përshkallëzohet konflikti! Izraeli nxjerr tanket, sulmon Gazën me forca tokësore

14 Maj 2021, 09:13Bota TEMA

Sikundër paralajmëroi, Izraeli ka nisur operacionet tokësore, duke thyer kufirin në Rripin e Gazës.

Forcat e armatosura izraelite, me tanket dhe automjete të blinduara hynë në Rripin e Gazës dhe nisën sulmin frontal.

Këto sulme, Izraeli i justifikon me argumentin se Gaza ka lëshuar rreth 1750 që nga e hëna.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë tha: “E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë.

Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”

Me gjithë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar se armiqësitë në rajon mund të dalin jashtë kontrollit, ushtria izraelite tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë dhe se Izraeli po përgatitet për “skenarë të shumtë”.

1 komente në “Përshkallëzohet konflikti! Izraeli nxjerr tanket, sulmon Gazën me forca tokësore”

  1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Bravo Izraeli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje