FOTOT: Një ashensor prej xhami për t’u ngjitur në një nga kullat më të larta të Nju Jorkut

15 Maj 2021, 16:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Një ashensor prej xhami për t’u ngjitur në një

E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të ngjiteni në një nga rrokaqiejtë më të lartë të Nju Jorkut, me një ashensor prej xhami?

Epo, vizitorët së shpejti do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë falë Summit One Vanderbilt, një atraksion krejt i ri që do të hapet në kullën One Vanderbilt të Manhattanit, këtë tetor.

Summit One Vanderbilt do të ketë një kafene me emrin Après, një bar tarracë, tezga ushqimesh dhe “livadhin më të lartë urban në botë”.

Ndërkaq, ashensori do të sigurojë pamje mahnitëse të qytetit që nuk fle kurrë ndërsa ata që kërkojnë diçka edhe më të guximshme mund të zgjedhin Levitation, një koleksion kutish xhami transparente që dalin nga kulla, mbi Madison Avenue.

“Është një vend i veçantë, drithërues që njujorkezët dhe udhëtarët nga i gjithë vendi dhe bota do të dëshirojnë ta vizitojnë herë pas here.”, thonë krijuesit e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje