FOTOT: Ylli i izraelit uron paqe me palestinezët, por shumë i kujtojnë të kaluarën e saj ushtarake

14 Maj 2021, 11:51Lifestyle TEMA
FOTOT: Ylli i izraelit uron paqe me palestinezët, por shumë i

Tensionet dhe dhuna e ditëve të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve nuk mund të kalonte pa një koment nga ylli i Wonder Woman, Gal Gadot, aktorja e famshme, e cila në të kaluarën është zgjedhur miss Izraeli, ndërsa ka bërë edhe dy vite shërbim ushtarak, i cili është i detyrueshëm.

“Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time dhe miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira”, shkroi 36-vjeçarja në Twitter.

Me mijëra ishin komentet ndaj këtij mesazhi. Politikani amerikan Ted Cruz e vlerësoi aktoren për fjalët e saj, por shumë reaguan me zemërim ndaj saj. Ajo u kritikua nga mbështetësit e çështjes palestineze, duke i rikujtuar asaj shërbimin në ushtrinë e Izraelit.

Katër vite më parë, Libani ndaloi Wonder Woman nga kinematë, pasi personazhi kryesor luhej nga aktorja izraelite.

Por, Gal Gadot nuk është personazhi i parë i famshëm i përfshirë në këtë çështje. Një ditë më parë ishin motrat Hadid, babai i të cilave Mohamed Hadid, 72 vjeç, ka lindur në Nazaret në nëntor 1948, 4 muaj pasi qyteti u mor nga forcat izraelite. Ai u zhvendos në fillim në Siri, ndërsa më pas në Uashington DC.

Bella, e cila ndiqet nga më shumë se 42 milionë persona në Instagram postoi disa foto me mbishkrime, ku Izraeli quhej “okupues”, ndërsa palestinezët të “shtypur”. Më pas, ky postim u pëlqye edhe nga supermodelja tjetër, motra e saj, Gigi Hadid.

 

3 komente në “FOTOT: Ylli i izraelit uron paqe me palestinezët, por shumë i kujtojnë të kaluarën e saj ushtarake”

  1. Kte artiste e pelqej shume ne kte Film ,
    jovetem se luan bukur shume dhe eshte aq e mire (izraelite mo ,un i vleresoj shume fare )
    por ajo qe me terheq me shume ke Filmi eshte Mesazhi qe ai percjell ke shikuesi .
    Kemi kohe qe s’e shikojme me
    (miss you baby )??

  2. katarakti says:

    Pa asnjë diskutim që Izraeli është pushtues i tokave arabe. Dhe sillet si një shtet terrorist. Thirrjet për uljen e armëve dhe për “paqe” çojnë ujë në “mullirin” e Izraelit. Pra që ai të vazhdojë i pashqetësuar sundimin në tokat e okupuara. Siç bënte Rugova në kohën e Millosheviçit, që kërkonte që të ruhej statu-kuoja dhe të mos “cytej” Serbia!
    Zgjidhja e problemit është krijimi i shtetit palestinez me kryeqytet Jeruzalemin lindor dhe i atij Izraelit në kufijtë e njohura ndërkombëtarisht të vitit 1968. Dhe jo thirrjet hipokrite gjoja për paqe dhe qetësi!

  3. taso kume says:

    VENDI IM ESHTE NE LUFTE,thote mis IZRAELI dhe nuk thote te verteten ,qe sa here shkojne te votojne ,votojne te djathten ,te djathten ekstreme,dhe fondamentalistet ortodokse ,qe duan gjithmone te zgjerojne kufijte dhe moskrijimin e shtetit PALESTINEZ,se gjithe bota e di pa u krijuar nje shtet nuk afrohet njeri ta ndihmoje,.dhe njehere e theksoje qe :izraeli ka te drejte te mbrohet si dhe palestinezet te jetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje