Me kë është takuar në Shqipëri?! Eurodeputeti me pranga në duar: Ish-anëtari i Agimit të Artë u ekstradua nga Brukseli në Greqi

16 Maj 2021, 13:22Rajoni TEMA

Me pranga ne duar, i shoqëruar nga forca policore është sjelle nga Brukseli, në aeroportin e Athinës, eurodeputeti dhe ish-anëtari i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh dhe pasi është vendosur në arrest shtëpiak, është ekstraduar në Greqi sipas urdhër-arrestit të gjykatës greke.

Lagos është dënuar me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë e Greqisë së pasluftës, por i është shmangur për 7 muaj e gjsymë burgosjes, duke përfituar nga statusi i eurodeputetit informon tch.

Ai është çuar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj.

Sipas dosjes penale, Janis Lagos, ishte njeriu të cilit udhëheqësi i partisë neonaziste, Nikos Michaloliakos i kishte caktuar përgjegjësinë e grupeve të dhunshme të goditjeve. Ishte ai, që sipas dëshmive, i ka dhënë urdhër liderit të grupit të Pireut të aktivizonte njerëzit e tij për të sulmuar këngëtarin antifashist, Pavlos Fyssas natën fatale të 18 shtatorit 2013, kur ai mbeti i vrarë nga neonazisti, Giorgos Rupakias.

Gjithashtu, Lagos ka qenë mbikqyrësi dhe urdhëruesi i disa sulmeve të dhunshme madje dhe tentativave për vrasje, midis tyre edhe ai ndaj disa peshkatarëve emigrantë nga Egjipti si dhe te sindikalistëve të Partisë komuniste greke në vitet 2012-2013.

Siç ka theksuar zëdhënësja e qeverisë greke pas burgimit të tij, Greqia luftoi dhe dëboi helmin toksik të Agimit të Artë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga forcat e tjera politike.

Ndërkohë, mbetet ende i pa arrestuar një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, Kristos Papas, që është zhdukur menjëherë pas gjyqit dhe është shpallur në kërkim, per t’u mbyllur edhe cikli i partisë neonaziste, që pas krizës ekonomike në 2010, per disa vite u bë forca e tretë politike në vend, si dhe pjese e parlamentit.

Ka dyshime se eurodeputeti greke Gianis Lagos ka qendruar disa dite dhe ne Shqiperi, ndersa mbetet mister fakti se me cilet politikane te larte shqiptare eshte takuar! Mister qe pritet ta zbardhe SHISH!

8 komente në “Me kë është takuar në Shqipëri?! Eurodeputeti me pranga në duar: Ish-anëtari i Agimit të Artë u ekstradua nga Brukseli në Greqi”

  1. Ky vend u mallkua qekur ne krye u vu komunisti vampir sali says:

    SHISH ha shishqebap,me saliun dhe iliricfurkun

    1. Gysi says:

      Bravo e ke gjetur.Haha Ilir Cfurku.Ose me mire Like Cfurku.

  2. Ze qir says:

    SHISH ESHTE NEN MBIKQYRJEN E ILIR MUTIT PRANDAJ MOS PRISNI SQARIME POR MASHTRIME PER TE MBULUAR TAKIMIN ME ILIR MUTMETEN

  3. Metushi says:

    Kazani shkruan per klikime dhe nuk i intereson shkrimi qe bene!I ve paragrafin e fundit bombastik si titull dhe ne fund te shkrimit e riperserit!Mjafton qe ta lexoje lexuesi pa ç’redesi ka se per ç’fare shkruan e ç’fare thote!Ky eshte kazani mediatik ku per marketing deklarojne se … ne ……mjafton te kene klikime per te marre honorarin e radhes.Nje verejtje tjeter here vendosni nja 30 foto dhe e realizoni objektivin ,ska rendesi se te kujt jane dhe qe s’kane lidhje me artikullin.

  4. FAKTI says:

    Kot nuk e kerkuan informacionin ne komisionin e shkarkimit qe Ilir Meta eshte takuar me dy persona te Agimit te Arte. Njeri dihet qe eshte ai qe shperndante 50 euro per nje vote per Agimin e Arte para ca kohesh dhe realizoi dhe takimin me Ilir meten ne Vranisht te Vlores para zgjedhjeve, ndersa i dyti paska qene edhe me i rendesishem: deputet ne parlamentin europian. Po i hyne gje ne trup Ilir Metes per keto gjera? Aq sa i ka hyre Sali Berishes per gjithe ato krime. Ne vetem konstatojme, prokurori dhe gjykatat na veshtrojne venger qe pse denoncojme dhe sikur te na gjejne anen: spaska qene gje Enveri!

    1. Gjinokaster says:

      Meta eshte i kapur nga agjentura greke qe ka ne dore pergjimet e Balilit per drogen se Balili punonte per Ilir Meten.Ata e detyruan Meten qe ti jepte dhe nenshtetesine Janullatosit.Meta eshte i detyruar ti sherbeje cdo lloj kerkese Greqise se eshte koke e kembe brenda dhe shpetimin e vet e shikon vetem te aghenturat sllavo ruso greke.

  5. DREJTESIA says:

    Ne Shqiperi nuk duan te zbulojne asgje.

  6. Emigranti says:

    Agimi i arte vinte ne Shqiperi dhe bente ligjin ,policet shqipetare kishin frike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje