Gruaja e tij ka sot ditëlindjen, Jakup Krasniqi e uron nga Haga: Sa e vështirë qenka, festo me fëmijët, ata e gëzofshin jetën më mirë se unë e ti

15 Maj 2021, 19:46Rajoni TEMA

Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar urimin e të atit i cili ndodhet i burgosur në Hagë.

Ai shkruan se është shumë e vështirë që të festojë ditëlindjen e saj larg mirëpo e uron që të kalojë sa më mirë nën shoqërinë e fëmijëve të tyre.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.

Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë e ti, mos paçshin pengesa siç patëm ne të dy! Jakup Krasniqi, 15 Maj, 2021”, ka shkruar Gresa në postimin në rrjetin social ‘Facebook’.

Jakup Krasniqi, prej 5 nëntorit gjendet në Hagë, në pritje të fillimit të gjykimit për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Së bashku me të i burgosur gjendet edhe ish-presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

1 komente në “Gruaja e tij ka sot ditëlindjen, Jakup Krasniqi e uron nga Haga: Sa e vështirë qenka, festo me fëmijët, ata e gëzofshin jetën më mirë se unë e ti”

  1. FAKTI says:

    çfare menxyre qe eshte ajo gjykate e Hages: vetem si te mposht fitimtaret e paqes dhe te mbaje gjalle humbesit e luftes pushtuese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje