Aq pak ka besuar qeveria e Kosovës që do të sigurojë ndonjë vaksinë, saqë nuk e ka parë të arsyeshme të hartojë ndonjë plan për vaksinimin, po t’i kishte vaksinat.
Pamjet e grumbullimit të të moshuarve sot, pranë sallës “1 tetori”, në pritje të marrjes së vaksinës shpëtimtare, duken të dhimbshme, por ato shndërrohen në dërrmuese dhe në trishtim të plotë, kur krahasohen me pamje të procesit të vaksinimit në Tiranë.
Krahasimet që gjenden nëpër internet tregojnë dy realitetet – shtetin pa qeverisje në njërën anë dhe qeverisjen e shtetit në anën tjetër.
Sa qesharake ngjanë sot “alternativa” e Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, kur garoi në zgjedhjet e 25 prillit me tre kandidatë – për ta shpëtuar mëmëdheun?
Shumë qesharake.
Por, kjo që ndodhi sot është brenda shinës së njëjtë të trajtimit të pandemisë nga Qeveria Kurti. Trajtim që karakterizohet nga neglizhenca e habitshme, pa asnjë përkushtim, në të gjitha aspektet e angazhimeve që qeveria, e cila premtonte se pandeminë do ta ketë njërin nga prioritet, nuk i ka realizuar: as në sigurimin e vaksinave, as në menaxhimin e atyre pak vaksinave që janë marrë falas, e as në bashkëpunimin me vendet fqinje, si Shqipëria, që ofronin vaksina dhe ndihma konkrete.
Është e pafalshme sidomos indolenca dhe mospërgatitja totale për vaksinim që shkaktoi grumbullime në ditën e sotme, ku u pa se Ministria e Shëndetësisë në të vërtetë as e ka pas të hartuar ndonjë planë dhe mënyrë të menaxhimit në kushtet kur shteti i ka shumë pak vaksina, karshi kërkesave dhe pritjeve shumë të mëdha.
Vendimi që vaksinimi të bëhet në një pikë në Prishtinë, ashiqare tregon jo mos-zbatim të planit, por mos-ekzistim të kurrfarë plani.
Kjo çoj te spontaniteti i grumbullimit të nevojtarëve, shumica në moshë të shtyrë, që me orë të tëra u lanë pa kurrfarë kujdesi!
Dhe, shih pastaj si reaguan instancat përgjegjës: Fajësuan vetë qytetarët! Me një komoditet prej arroganti, ministri Vitia as nuk e vizitoi vendin e ngjarjes dhe u mjaftua me një kumtesë ku faji për grumbullim iu la të ardhurve nga vende tjera!?
Asnjë kampanjë paraprake nuk është bërë për mënyrën e vaksinimit; lajmërime publike se kush dhe si do vaksinohet; udhëzime për moshat; renditjen. Asgjë.
Gjithçka ka qenë improvizim. As reagimet publike nuk i këndellën. U lejua që ata që ishin grumbulluar te hyrja kryesore të futen në sallë, nëpër sedilet e tribunave.
Kryeministri Kurti nuk u bë i gjallë, ai që ministrat i shkarkonte në mesnatë edhe për një fjalë të vetme, të papëlqyeshme për veshin e zotërisë.
Ashtu siç po deklaron edhe për çështjet tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e pushtetit të madh që e ka fituar, se, merreni me mend, Qeveria e tij ende nuk është informuar sa duhet për procesin tetëvjeçar të negociatave me Serbinë, të cilin përndryshe e kanë kritikuar tërë kohën.
Tashmë po kuptohet se kritika kishte alternativë brenda, aq sa ka vlerë alternativa pa kritikë – zero.
Gjithçka është improvizim. Sot u pa fotografia, kryefjala është kaosi.
Zhurma e turmës së sotme është – po nuk qe duhet të jetë – tingulli që e prishë melodinë e ndërtuar pa kolonë zanore, por e maskuar vetëm nga ornamentet (lulëzimet) muzikore, të populistëve “patriotë” dhe “të gjithëdijshëm”./albanianpost
Më vjen keq.
Të moshuarit e Kosovës nuk e merritonin këtë trajtim .
Naiviteti i turmave qe i besuan Albin bin mashtruesit, keto pasoja do kishte.Si mund te drejtosh nje shtet kur nuk i ke thene asnjehere miramegjes punes, po drejt e kryeminister,nuk mundesh, sidomos Kurt megallomani.
Sigurisht dhe jo vetëm të moshuarit e Kosovës, meritonin këtë trajtim si bagëti.
Tamam si lopët në thertore, i kishte çuar Albin Kurti e Vjosa Osmani, pleqtë e plakat e Kosovës.
Turp !
Por, nderkohë, më vjen mirë që populli kosovar, me memorie zero, e peson nga besimi që i dhanë POPULIZMIT TË ALBIN KURTIT E VJOSA OSMANIT., duke e votuar.
Me këtë rast, popullit kosovar, do ti shkonte shprehja, SIPAS TENXHERES – KAPAKU, ose SIPAS KOKËS – FESTEN, KOKA BËN – KOKA PËSON, POPULL INJORANT, etj, etj, etj.
Një popull që nuk di të menaxhojë lirinë e dhuruar ( nga amerikanët dhe NATO) është i
destinuar të humbasë, në mos ka humbur, dhe siç po duken shenjat, nuk është e largët dita e rikthimit, me disa modifikime (medemek demokratike), përseri nën Serbinë, vetëm e vetëm, nga keto pelivanllëqet dhe palaçollëqet me qeverisjen e shtetit të Kosovës.
Shpresoj që kjo mos të ndodhë, por po ndodhi, fajin e keni vetë, JU o POPULL I KOSOVËS, me qeveritaret tuaj si Albin Kurti e Vjosa Osmani, që janë vegla të Serbisë, dhe punojnë çdo ditë e çdo natë, që kjo të realizohet, pra, të ketheheni nën Serbi.
Turp për ju.
Pastaj do të thoni që hëngrëm mut, por do të jetë vonë. Nuk do të ketë vlerë.
E FITUAM BROHORITE DHE PER TOKE U PERPELITE.
ESHTE VONE TEPER VONE.
JA DHATE TE GJITHA PUSHTET ET DHE TANI ANKOHENI
KALUATNGA ZGALEMET E UCK TEK MACOKET E BURG NEVE TE SERBIS
HAJE I ME SHENDET ALBINOVICOSMANOIC LJUBAISSAMUSTAFOVIC
URRA DREJT SERBISE
Më vjen keq për Kosovën është në një ditë të keqe dhe ka bërë zgjedhjen e gabuar por këndej nga ne i thonë po nuk gabove nuk mëson ??
Zoti ju ruajt ??
Ky eshte shperblimi i kurtit per kosovaret qe i dhna voten, e per me keq nuk pranoj edhe ndihmen e shqiperise.
Prisni prisni me nje kryeminister si A. Kurti nuk keni pare gje akoma?! – nga deshtimi ne deshtim do te shkoni!
Ai eshte vetem nje fjalaman i pandalshem, krejtesisht i pazoti, madje nuk e di: a i don ai shqiptaret?!?!