Mediat në Kosovë kritika Albin Kurtit për vaksinimin: Kështu është Tirana e kështu Prishtina, ku je ti dhe ministri jot?

14 Maj 2021, 14:35Rajoni TEMA

Në qendrën e vaksinimit “1 tetori” në Prishtinë sot është krijuar tollovi e madhe nga qytetarët që po presin për t’u vaksinuar. Në hyrje të qendrës së vaksinimit qindra persona të moshës mbi 65 vjeç janë parë duke shtyrë me njëri-tjetrin, cili të futet brenda më përpara për ta marrë vaksinën.

Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar, Ministria që drejton Arben Vitia është mjaftuar me një komunikatë ku vetëm sqaron se rrëmuja është krijuar nga qytetarë të qyteteve të tjera që kanë ardhur të vaksinohen në Prishtinë, derisa kanë sqaruar se te 1 Tetori mund të vaksinohen vetëm prishtinasit.

Ndërkohë për gjithë atë tollovi të krijuar e që rrezikon edhe përhapjen masive të virusit, meqë s’ka pasur fare distancë gjatë pritjes, nuk e ka thënë asnjë fjalë kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Por plotësisht pamje tjetër jep Shqipëria e Edi Ramës, e cila përveç që ka arritur të sigurojë numër të madh të vaksinave, ka vaksinuar mbi gjysmë milioni të popullatës.

Në qendrat e vaksinimit në Tiranë, shihet se si të gjithë ata që shkojnë për t’u vaksinuar presin në radhë, të ulur në karrige dhe në distancë nga njëri-tjetri, duke respektuar kështu rregullat për mbrojtje nga COVID-19.

Ndryshe Kosova ka ngecur edhe me procesin e blerjes së vaksinave. Deri tani në Kosovë vaksinat kanë ardhur vetëm si donacione nga COVAX e shtete të BE’së, meqenëse Qeveria s’ka arritur të blejë ende asnjë.

4 komente në “Mediat në Kosovë kritika Albin Kurtit për vaksinimin: Kështu është Tirana e kështu Prishtina, ku je ti dhe ministri jot?”

  1. Lani says:

    Vellezerit tane kosovare duhen te ndihmohen nga shteti mem e kemi per detyre jane vllezerit tane jane Shqiptare…love you kosova

    1. Roberto says:

      Deboheni Albin Kurtin me gjithe qelbesirat e Vetvendosjes se tij. Kjo Vetvendosje eshte identike si LSI e Agush Metes. Eshte mbledhur gjithe llumi aty dhe nuk po dijne se c’te bejne. Shqiperia dhe Edi Rama ja u ofroi ndihmen vellezerve kosovare por Albin Kurti mbylli kufirin dhe deklaroi se me vaksinat Kineze dhe Ruse nuk vaksinohemi. Albini merr urdher nga Sali Berisha dhe Agush Meta prandaj dhe sillet keshtu por shume shpejt do i bien pendet dhe do perfundoje ne rruge.

  2. Kinom says:

    Mbaheni forte Albini kujdesuni dhe per Vjosen se ju gjen belaja me Sali Berishen dhe Ilir Meten.

  3. Loni says:

    Albini duhet denuar qe nuk lejon kodovatet te vaksinohen ne Kukēs!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje