Skenari Basha në mbledhjen e Kryesisë: “Kor kritik” dhe “kor servilësh”, ja rolet për secilin nga besnikët e tij

16 Maj 2021, 19:44Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se është kujdesur për çdo element që mbledhja e sotme e Kryesisë t’i ngjasonte një shfaqjeje të nivelit të lartë.

Ai ka komanduar një “kori kritik” dhe një “kor servilësh” për të justifikuar humbjen dhe rizgjedhjen e tij në krye të PD-së.

Disa shfaqeshin në mbledhjen në rolin e të zhgënjyerve me kreun e demokratëve por që shënjestronin drejtpërdrejt kandidatin e Bashës, Fatbardh Kadilli.

Me role të mirëpërcaktuara, ata nisën diskutimet e tyre me fjalinë e përbashkët “Unë jam kundër Bardhit, por…”.

Në këto role të “korit kritik” ishin vendosur anëtarët Jemin Gjana, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj.

Të konsideruar besnikë të Bashës, ata kanë sjellë argumente nga më qesharakët për humbjen e zgjedhjeve ku skenari dukej i parapërcaktur për të mbajtur qëndrime kritike ndaj zgjedhjeve por jo ndaj Bashës.

Ndërkohë,  “kori i servilëve” udhëhiqej nga deputetja e zgjedhur Grida Duma.(TemA)

1 komente në “Skenari Basha në mbledhjen e Kryesisë: “Kor kritik” dhe “kor servilësh”, ja rolet për secilin nga besnikët e tij”

  1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Shikoni fotografinë. Ky pupac i paturp dhe keta ish spiunë, janë “e ardhmja” e Shqipërisë, prurja “e re” ne politikë!!!
    Vertet e beson baza e PD kete idiotesi? Keta lapangjoze duhet te shporren menjehere nga Partia qe mbart idealin demokratik te Dhjetorit 90′.
    Sali Berisha e ka mbushur kryesine e PD me horra, pupacë, lapangjoze, dhe delenxhinj. Ka shume Pak shpresë te pastrohet, sepse haleja qe prodhon keta gjirizë eshte akoma aty.
    Pa u mbyllur puseta e halesë, Sali Berisha, nuk pastrohet PD.
    Eshte ne interesin e shqipetareve kudo qe ndodhen, qe ne 2025, me vote të lire, me deshiren e popullit, te fitojë PD. Jo kjo e sotmja. Por ajo e pastruar nga Berisha dhe ndyresite e tij.
    Te vije në pushtet Jo per inat te Ramës, Jo duke sharë Ramën, Jo me gangsterë, dhe me vjedhje votash. Por kur të shkojne njerezit ne zgjedhje, t’i thone Ramës – nuk ke punuar keq, nuk kemi gje me ty, por alternativa qe ofron PD eshte më e mirë.
    Atehere, do kemi arritur nje stad qe Europa do na ftoje te hyme ne EU, por ne do mendohemi nje here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje