VIDEO: Ambasadori Luigi Soreca ia merr valles së Pogonishtes në mes të sheshit ‘Skënderbej’, e shoqërojnë ambasadorë të tjerë të BE

16 Maj 2021, 12:50Sociale TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë sot në një aktivitet sot në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’.

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me në krye Soreca-n kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Soreca i ka suprizuar të gjithë me mënyrën perfektë sesi e kërcen pogonishten.

Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

2 komente në “VIDEO: Ambasadori Luigi Soreca ia merr valles së Pogonishtes në mes të sheshit ‘Skënderbej’, e shoqërojnë ambasadorë të tjerë të BE”

  1. Nji sinjal pozitive i qendrimit te Europes vs Shqiperise .
    Rrespekt Sign.Luigi Soreca etj Ambasadore per rrespektin e treguar dhe vallezimin e bukur te valles shqiptare?

  2. Cami says:

    Pogonishte edhte valle Came, qe ju politikanet e evropit e fshihni sikur Camet nuk egzistojne. Ju perkrahni Genocidin qe Greket ben ndaj Cameve.
    Po nuk vute Drejtesine me ato ligjet tuaja dhimokratije, me siguri Zoti do tju vij hakut edhe hipokrizive tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje