Agim Ismaili kërkon nga prokuroria hetim më të thelluar mbi sendet e ndaluara. Kryeprokurori Çela thirrje prokurorive të rretheve të veprojnë

17 Maj 2021, 12:52Kronika TEMA

Sendet që ndalohen dhe futen në burgje është një problematikë e rëndësishme në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, por më shqetësues është fakti se hetimet nuk çohen asnjëherë në fund për këtë vepër penale.

Për këtë arsye, përmes një shkrese të posaçme, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i është ankuar Prokurorisë se Përgjithshme për hetime të pamjaftueshme nga ana e prokurorëve. Ismaili ka shkruar në letër se niveli i hetimeve thuajse gjithnjë kufizohet bazuar në raportet e shërbimit të policisë dhe nuk thellohet, nuk kryhen ekspertimet e celularëve, nuk hetohen as bashkëpunëtorët etj.

Ne lidhje me këto shqetësime, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela i ka bërë thirrje prokurorive të rretheve që të vlerësojnë rast pas rasti gjendjen, ecurinë e hetimeve dhe marrjen e masave sipas ligjit.

Në letrën e siguruar nga Report Tv Çela kërkon që të adresohen të gjitha shqetësimet e Drejtorisë së Burgjeve.

 

1 komente në “Agim Ismaili kërkon nga prokuroria hetim më të thelluar mbi sendet e ndaluara. Kryeprokurori Çela thirrje prokurorive të rretheve të veprojnë”

  1. Nqs nuk i bie Canges ky Prifti Prokurorise e japi Alarmin ,
    nuk do levizin bythen nga rehatia Prokuroret e Rretheve ??????
    Hahaha ktij i duhet dhuru nji Kurore Kazani Llalle ne Kryeprokurori .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje