Kryeprokurori Çela: Shumë shpejt do të kemi rezultate për hetimet e krimeve zgjedhore

17 Maj 2021, 12:39Kronika TEMA

Kryeprokurori Olsian Çela ka nisur një takim në prokuroritë kryesore të vendit ku këtë herë u ndal në Fier. Çela tha se në fokus të diskutimeve që ka pasur më prokurorët ka qenë hetimi i plotë dhe i shpejtë i krimeve zgjedhore.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryeprokurori tha se beson se shumë shpejt prokurorët do të dalin me rezultate.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në disa nga prokuroritë kryesore në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të siguruar transparencë ndaj publikut e medias. Ka pasur një numër të konsideruar çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura publikut. Është e rëndësishme që nga ana e tyre të tregohet transparenca dhe të tregohet një qasje tjetër në raport me median dhe opinionin publik”, u shpreh Çela.

Një tjetër çështje që ka qenë në fokusin e takimi kanë qenë edhe hetimet pasurore dhe evazioni fiskal.

“Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe me evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal. Ka rëndësi për rritje të efikasitetit për evazionin qoftë në drejtim të hetimit të parave, por dhe në raport me zbatimin e ligjit anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për performancën dhe luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori.

7 komente në “Kryeprokurori Çela: Shumë shpejt do të kemi rezultate për hetimet e krimeve zgjedhore”

  1. Viola says:

    Nuk ka nevoje per fjale bej punen per te cilen je zgjedhur.Je bere me keq se Llalla qe thoshte se ne shtator do bente namin. Deri tani nuk kemi pare rezultate.

    1. ben says:

      Edhe ky e ben si te tjeter, lloj gjobe i perdorin medjat.
      Skllaveri vazhdon….

    2. Kalec Dega says:

      Lol, haber i mire nga Surreli, Cepani , Vicidoli apo Hollanda!

      ahahahha, na nxorri mallin e Lu Luse apo kukumjackes …per ngjala karavastaje

  2. Ku i gjejne keta merhuma says:

    Me duket se ky do ja kaloj tik dhalles.

  3. spartak says:

    Z. Kryeprokuror .
    Me që thua : Së shpejti do kesh rezultate , të lutem , merri si këshilltarë edhe nja tre a katër ish kryetarë të KQZ-së , duke fillu nga Kumja , etj dhe na jep përgjigje e konkluzione vetëm për dy raste deputetësh . Po nxorrët konkluzione dhe dhatë përgjigje për to , do keni përgjithësuar komplet procesin e VOTIME-ve të 25 Prillit, se për ZGJEDHJE as që bëhet fjalë, sidomos pas marrveshjes Rama-Berisha të vitit 2008 .
    1 Rrahman Rraja , 8 vjet ishte deputet dhe nuk e hapi dot gojën asnjëherë , por e ngriti kartonin përherë , ashtu siç ja kërkuan . Nuk dihet dhe nuk kuptohet , se qysh , si dhe për çfarë zotësish , meritash dhe premtimesh u votua prap ?
    2. Ornaldo Rakipi . Nuk mundi me dalë deputet Pandeli Majko , i 18-ti i listës në Tiranë , ish FRESH-isti i viteve 90-91 , person mjaft publik dhe ish Drejtues i lartë i PS-së prej 30 vitesh , ish Kryeministër e disa herë minister I dikastereve të rëndësishme , element mjaft aktiv në të gjitha fushatat e zgjedhjeve , e na katapultohet nga i fundit në listë ( i vendosuri i orëve të fundit në atë listë !!) direkt e deputet me vota sa vetë Edi Rama , një djalë, as 25çar i pa njohur fare, pa asnjë meritë dhe aktivitet .
    Po i dhatë përgjigje këtyre dy rasteve mjaft përgjithësuese , keni zbërthyer vetë thelbin e votimeve të 25 Prillit .

  4. Julia says:

    Ore ky njeri kur u zgjodh me perrallat qe tregoi beri shume buje, po me thene te drejten nuk po e shoh fare te bej dicka

  5. FAKTI says:

    Keshtu thoshte sa here dilte para gazetareve Adriatik Llalla; ne pranvere behet kerdia: vinte pranvera e shtynte per ne vjeshte: do kemi arrestim te medha, vinte vjeshta pushonte se foluri se fillonin shirat. Une kete kryeprokurorin e kam pare qe ate dite qe mori detyren nga komisioni , i degjova dhe betimin dhe s’e pashe me. Dhe qenka e çuditeshme ; prokurori apo presidenti qe bejne betimin mbi kushtetuten, kthehen ne ata qe i shikoni se nuk e prish dot gojen nga maska e covidit. Tani duhet tu a nderroni: te betohen ne ndonje mejhane se mund te jene me te sinqqerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje