Fatos Lubonja kundër Bashës: Duhet të ikë, nuk mbrojti votat. Nuk ka strategji politika, PD duhet të hapet

17 Maj 2021, 18:40Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, ku u shpreh se një debat i hapur brenda partisë është shumë i nevojshmë.

Në një intervistë për News 24, Lubonja deklaroi se në selinë blu duhet një strategji e qartë për të mbrojtur votën, ndërsa theksoi se Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në.

Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë.

Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë.

Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike.

Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën.

Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja

4 komente në “Fatos Lubonja kundër Bashës: Duhet të ikë, nuk mbrojti votat. Nuk ka strategji politika, PD duhet të hapet”

  1. BASHA RRI !! says:

    Pse të ik Basha mor ti…
    Bëri fushat exelente.
    Kaq fuqi ka PEDE-ja.Këto janë votat e saj .

  2. Basha eshte Shqiptar te pakten says:

    Kush ka dyshuar se ti je maskara,eshte idjot! Ti nxore koken serish si vlleh ne mbrojtje te vlleheve rama e nano!!!!! Por dhe ti do ta paguash nje cmim nje dite: me te pakten ate te Turpit!

  3. Rr. B. Gramshi says:

    O Tosi,
    sec me kujtove nje gazetar te njohur italian ne fillimet e viteve 60, ne mos gabohem e quanin Rugiero Orlando, i cili fill mbas kongresit te 5 PPSH doli ne ekranin e RAI UNO duke treguar kopertinen e ketij raporti me keto dy fraza te vetme:
    “Ja, ky eshte raporti i kongresit te 5 te PPSH. Lufte NATO-s, lufte Varshaves, lufte KNER-T, lufte me gjithe boten, ku sntetizohet ky raport?”
    Edhe une mbas 30 viteve te ashtuquajtura demokraci po te pyes ty; Ku sintetizohesh ti me mender “filozofine” tende se je bere si nje figure jevgu e Korces qe personifikohej me emrin Peci kondra.

  4. Z says:

    Vini re se cfare thote Tos kos “nuk mbrojti votat e PD”, jo se eshte kukull e Saliut por sepse nuk mbrojti…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje