Komisioni Hetimor i ngritur nga Parlamenti për shkarkimin e presidentit Ilir Meta u mblodh këtë të hënë me rend dite shqyrtimin e materialeve filmike nga deklaratat publike të kreut të shtetit, deklarata që mund të jenë subjekt i shkeljeve të rënda kushtetuese, sipas kërkesës së bërë nga 49 deputetët socialistë.
Pamjet filmike nisën me përplasjen e Ilir Metës me policinë bashkiake për zyrat e Frymës së Re Demokratike dhe më pas vijoi me një sërë deklaratash të presidentit dhënë për televizione të ndryshme para zgjedhjeve të 25 prillit, mes të cilave edhe deklarata për ku bën thirrje për “kapjen e sfurqeve” si në Libofshë në 1994 për të mbrojtur votën dhe ajo me “prerje duarsh” në sheshin Skënderbej për këdo që do të cenonte votën.
Videot e siguruara nga Autoriteti i Mediave Vizive, sipas kreut të këtij Komisioni, janë të bollshme dhe ftoi anëtarët e Komisionit që t’i shqyrtojnë sipas rastit.
“Pasi është e pamundur që për efekt kohe ne të transmetojmë këtu të gjitha pamjet”, tha kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni.
Por, prova e re që mori në administrim ky Komision ishte një letër publike që Presidenti i Republikës i drejton Gjykatës Kushtetuese më datë 5 prill, për të kundërshtuar vendimin e kësaj gjykate për të rrëzuar një kërkesë të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të shfuqizuar një nen në ligjin për financat e qeverisjes vendore.
KLSH kundërshtoi që në 2018 një nen që parashikon se njësitë e qeverisjes vendore duhet t’i nënshtrohen auditimit çdo vit nga KLSH, ose auditues të tjerë të licencuar. Kjo shtesë u interpretua nga KLSH si shkelje e kompetencave të këtij institucioni.
Në letrën që Meta i çon Gjykatës Kushtetuese kundërshton vendimin e kësaj të fundit që rrëzoi këtë kërkesë të KLSH dhe gjithashtu edhe mosthirrjen e tij në këtë çështje si palë e interesuar. Komisioni do të shqyrtojë nëse në letrën në fjalë ka elementë shantazhimi ndaj Gjykatës.
“Korrespondenca është jykuar e nevojshme nëse ka ndërhyrje të Presidentit në punën e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i komisionit hetimor, Alket Hyseni.
Në letrën në fjalë, presidenti Ilir Meta i thotë Gjykatës Kushtetuese se lënia në fuqi e nenit cenon drejptërdrejtë kompetencat e KLSH-së, krijon terren për keqpërdorur në praktikë, cenon hapësirën e veprimit të auditimit të KLSH-së dhe rrit kostot për buxhetin e shtetit.
“Presidenti i Republikës, përmes këtij qëndrimi shpreh shqetësimin e thellë për këtë çështje, e cila edhe pse kishte 3-vite që priste të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik dhe as nevojës ekstreme që ka vendi sot për ruajtjen e pacenuar të financave publike”, thotë Meta.
Ditën e martë, Komisioni Hetimor ka caktuar seancën dëgjimore me vetë presidentin Meta. Ky i fundit, që e ka cilësuar ilegjitim këtë Komision dhe vetë Parlamentin aktual.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Alket Hyseni bëri me dije se deri më tani nga Presidenca nuk është marrë asnjë përgjigje nëse Meta do të jetë apo jo nesër para këtij Parlamenti.
Likja po e kupton qe i ka marre flake karrigja, dhe po i digjet su..ma
Mundohet tja shuaje Monika me Cim Peken, por po i hedhin benzine ne vend te ujit..
Ky kari qe e ngre dhe kete mjekren kshu sikur di shume . Allah allah
Nderkohe qe fshatari i qelbet surrat zhapili cepanit lufton me vdekjen e tij politike ,
mona shqyet ne car hoteleve te LA me tre zezake per nate !
–
Kte rrace kaq te ndyre do doja ta shikoja brenda furrnaltave te elbasanit
Sipas burimeve qe eshte e ndaluar te behen publike Meta po pregatitet per arreatisje jashte vendit mundesi ne 2 vende Hungari dhe Rusi propabiliteti eshte per ne Rusi .Njoftohet garda zyrtarirsht te kete mendjen per kete te largohen te gjithe shoqeruesit e sigurise qe i ka zgjedhur vete ai . Te survejohet ose te mos lejohet te peshkoje nje nenedetse Ruse eshte ne Adriatik prane deltes se Shkumbinit ne ujra nderkombetare nje varke e vecante e montuar ne nendetese do beje te mundur terheqjen nga toka varka eshte e vecante me jastek ajri qe udheton dhe ne barishte,Fakti qe Mona nuk eshte ne Shqiperi njoftimet behen bindese………………………..
Zoroos , ti qenke per skenare filmash o robo , mos vrit kohen kot por shko dhe be kariere ne Hollyvood…..eshte momenti i duhur tani ku moda per skenarete filmave , rryma e loves eshte : cte vjen nga bytha e ben skenar …….shko shoku shko , e sigurt qe do besh prokopi …..
presidenca e fshatarit pri cepani???