Nga Dritan Hila
Zakoni e do që të gjykohen humbësit. E megjithatë shpesh të ndihmon fati të jesh fitimtar. Sepse fitorja dhe humbja është e verbër dhe të vjen andej nga nuk e pret.
I tillë ishte Fieri. Të gjithë e mbajnë për bastion të socialistëve. Në strategjinë e Ramës, ishte qarku që do të kompensonte humbjen në qarqet e veriut. Sipas llogarive të tij, mendonte të dilte 10 me 5. Jo më kot e kishte vënë edhe Ruçin në vendin e 10-të. Besohej se edhe me fondet e hedhura në rilindjen urbane dhe bypass-in e qytetit që e lidhte shpejt me Vlorën dhe Tiranën, objektivi ishte lehtësisht i arritshëm.
Por nuk kishin bërë mirë llogaritë. Njeriu i katapultuar nga Rama në kupolën e PS-së dhe pastaj më qarkun më të madh të vendit pas Tiranës, Armando Subashi, në 6 vitet që ishte kryetar i Bashkisë së Fierit, nuk e kishte vrarë shumë mendjen për strukturën partiake. Më shumë se një post politik e shikoi si një destinacion fundor ekonomik të tij dhe si mundësi pasurimi. Me një rreth nepotik ai ja ka dalë që të shtrihet deri në kënetën e Zvërnecit.
Rrugët e qytetit janë asfaltuar sipas miqësive që ai ka me persona të caktuar dhe jo nevoja të qytetit; rrugët e fshatrave që varen nga fondet e bashkisë, pothuaj nuk janë prekur me dorë dhe oreksi i tij ka shkuar deri në dëshirën për të vendosur drejtuesit e ndërmarrjeve të rëndësisë kombëtare si Albpetroli sipas parimit topin e kam unë dhe fusha është e imja.
Politikat e Subashit ishin të tilla që vetëm kohezion nuk krijonin. Ndaj ajo që u mendua si një shëtitje e lehtë për socialistët, rrezikoi të kthehej në një Vaterlo. Gramoz Ruçin e ndihmoi vdekja e Finos që mos të mbetej jashtë dyerve të parlamentit, ndërsa rezultati 9-6 për socialistët praktikisht ishte humbje. Falë Klosit në Berat dhe Çuçit në Gjirokastër që përmbysën trendet historike të PS-së në këto rajone dhe Tom Doshit në Shkodër që gërreu PD-në, që gazi mos kthehej në vaj.
A do të pësojë ndëshkim Subashi për politikat e tij? E mira do të ishte që dikush t’iu futej letrave të tij. Së pari për të treguar që mandati i tretë nuk është amnisti për abuzimet politike dhe ekonomike. Së dyti për të ndalur krijimin e zotërve lokalë që në një të ardhme jo të largët mund t’i imponohen edhe pushtetit qendror. Dhe ajo që është më e rëndësishmja për PS-në, se zgjedhjet lokale janë te dera.
Dhe deri atëhere PD-ja do jetë pastruar nga të gjitha mëkatet dhe nuk është çudi të rrezikojë edhe Bashkinë e Fierit. Sepse dikur në Mallakastër mjaftonte të varje xhaketën në shkopin e PS-së dhe bëheshe kryetar bashkie. Por erdhi një ditë dhe e mori PD-ja. Që mos të vijë puna që fierakët të thonë “më mirë shejtani në bashki dhe Armando në shtëpi”./dritare.net/
ke harruar zoti Hila, vete klanin Ruci, te perfaqesuar nga i biri i tij dhe gjysem analfabeti drejtor i burgut fier, ne makine e te cilit ri Ruci Junior,
qe eshte drejtuesi real i burgut,
vet subashi per teka personale shkarkonte deri drejtorin e policise se qarkut, po perseri pune subashi ngelet, KOMANDANT vilajeti (bashkie)
Dritan,
Subashit ja ka kaluar Kokoneshi ne Divjake.
Nese duhet bere analiza, ajo duhet te filloje nga Divjaka.
Edhe pse marrim ne konsiderate se Bashkia Divjake ka shume fshatra si Grabiani, Gradishta, Guri, Babunja, Disa prej Cermave etj te cilat jane tradicionalisht me PD (kunder PS), do te duhej qe rezultati i PS te ishte me i mbare.
Divjaka eshte e zhgenyer me PS, ka patur shume fjale, por pak pune.
Kane bere me teper fasada dhe “investime” per plazhin (ku te grin mushkonja akoma), por asgje per ate qe eshte thelbi i Divjakes , bujqesine.
Nuk ka konsulence per farera apo tokat.
U fol dhe u nis nje tubacion qe do te furnizonte me uje nga Shkumbini Divjaken, pasi rezervuaret nuk kane mjaftueshem uje, por parate u harxhuan, por uje nuk erdhi.
Rruga nga Cerma ne Divjake eshte duke u fundosur dhe mbushur me gropa.
Zevendes Krye misrin e kemi ne Divjake duke shijuar karkalecat e detit tek Ruvi, por vetem kaq.
Dicka tjeter per Kokoneshin dhe lidhjen e tij me Subashin.
Shkoj para pak kohe ne varreza ne Fier, aty shoh qe betonierat qe benin punime ne varreza (me fondet e Bashkise Fier), ishin te firmes Kokoneshi (djali i xhaxhait te Fredit kryetarit – lexo ne pronesi te terthorte te Fredit). Sa per dijeni, firma e betonit Kokoneshi ishte duke shpallur falimentimin ne 2013, por e deshi Perendia dhe fituan socialistet si Fredi, dhe falimentuan konkurrentin e tij (i cili e mesoi djalin e Kolit), qe e mbyten me gjoba, dhe diteziu iku morri udhet e kushedi ku ka perfunduar ne ndonje azil ne France apo Gjermani.
Pyes nje njeriun tim, si ka mundesi qe Kokoneshi qeka bere kaq i forte sa i del kostoja me lire se fierakeve dhe sjell beton nga Divjaka ne Fier, Njeriu im qeshi dhe tha, kane shkembyer betonieret Subashi me Kokoneshin se doli urdheri i Rames per konfliktin e interesit.
Germoni more nga Divjaka me pare, se do tu dale uji i kripur. Nga ferra e vogel, del lepur i madh o Dritan.
Cfare nuk te paska dhene Subashi qe po i bie,mor qerrata?
Ke 100% të drejtë DRITAN HILA !! Armando Subashi është NJË KRYE HAJDUT i PANGOPUR !!! SPAK dhe BKH duhet të VEPROJË NJË ORË e më PARË , sepse ky MYSYBET , LUGAT dhe MALUKAT , po bënë KËRRDINË me të VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR TAKSAPAGUESIT Fierakë dhe Shqiptarë !!!! Armando Subashi në BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG për KORRUPSION !! RESPEKTE për TAN HILËN !!
Ja ke futur kot këtu Dritan.
Pika qe s’ju bie .
Nuk jetoni dot pa thashetheme e bla bla ju ,Ushqimi i dites serviret nga analistat tane te mbaruar !
Nuk qekan aspak dru gardhi kta analistat jane Dru per zjarre qe mbajn ndezur Shqiperine
ne cdo kohe .
Jepini yyyxhyyyyym mamluke ndizeni vec kujdes se mos ju arrijne flaken ne strofkullat tuaja .
Per hir te se vertetes, ne Fier jane bere investime, qe nuk ke cfare te thuash, por qe duhet nje analize e forte, pse Fieri shkoi ne kete rezultat, duhet bere patjeter!
Nuk gabonin fitimtaret se hodhen miliona euro plus me nje popull gomar ka qe ne 1944 qe vendi ka marre tatepjeten.
ORE DRITANI NUK ESHTE NGA ATA QE I BEN ARTIKUJ PER TE VENE GJOBA , POR TREGON REALITETIN AI ZOTERIA SUBASHLIU TE GJITHE E TREGOJNE TE SUPER KORUPTUAR
Z. Hila, ti analizen e ke te sakte per pjesen e rezultatit te dobet qe mori PS ne Fier (me keq se kaq nuk mund te dilte), dhe per zullumet e Armandos, por nderkohe si gazetar me pervoje qe je, dhe ish-diplomat nuk duhet ti lejosh vetes gabime bajete si ato qe Ruci u be deputet sepse nderroi jete Bashkim Fino.
Ruçi ishte nje nga vetem 4 depute jashte vendeve automatike qe thyen heresin elektoral dhe u riklasifikuan. Edhe nese Fino do ishte gjalle, Ruçi do kualifikohej perseri. Shumica e kryetareve te bashkive te PS-se, jane fiks sic i thua ti “destinacion fundor ekonomik”.
Bravo Dritan.
Po mendoja shpesh, a do te analizohet ndonje here rezultati i PS ne Fier.
Megjithese ju jeni munduar, perseri nuk keni hyre ne thelbin e problemit.
1- Fieri eshte qytet myzeqar, mirepo drejtohet nga mallakastriote, tepelenas, skraparlinj dhe leber. ( Ju kujtoj Fonin e Fiks Fare, kur mbasi takoi nje mbas nje shume qytetar, ne fund fare, takoi nje fierak. Ue se plasa, tha Foni)
Dhe kjo nuk pertypet nga fieraket dhe myzeqaret, qe jane shume te zgjuar, por jo karrieriste. Nga nje studim myzeqaret jane te paret ne vend, per banoret qe kane ndjekur arsimin e larte, per 1 mije banore.
2- Armando Subashi jo ne pak raste i ka fyer banoret e zonave te ndryshme, si ne periferi, ashtu edhe ne fshatra te vecante.
Kur ata i kane ngritur shqetesime per problemet qe kane, duke i thene se pa zhgjidhjen e tyre, mos kerkoni vote nga ne, ky Subashi, gjithe arrogance iu eshte kthyer ” nuk kemi nevoje fare per voten tuaj”.
Dhe eshte e vertete. Se per tu zgjedhur kryetar bashkie nga e majta, fiton edhe nje gomar, jo me nje vic si Armando.
Ndersa kjo fyerje qe ju ben Subashi myzeqareve, ndikon tek mandatet e deputeteve te majte, sic thoni ju.
3- A. Subashi mban lidhje me te forte te qytetit dhe per kete flasin te gjithe. Ai sot banon ne nje pallat qe i perket nje personi te perfolur ne Fier.
4- Vertete ne Fier u krye nje investim i mire per sistemimin e lumit Gjanica, mirepo ky investim ka shume probleme.
Me leket e shpenzuara, mund te kishte dale dicka shume me e mire.
a- Para zbatimit te projektit, ne qender te qytetit u prene rreth 100 rrenje pisha mbi 50 vjecare.
Kjo ishte nje masaker, qe une mendoj se nje dite duhet gjykuar. Dhe me percaktimin e kancelatit gjerman Bismark ne gjysmen e dyte te shek 19, kur do te ndertohej bulevardi i madh i Berlinit, mes pyllit, “kush pret nje peme, ka vrare nje njeri”, dhe keshtu duhet denuar.
Ai projekt i qendres, duhej pershtatur me ato peme te bukura, mushkeria e qytetit.
b- Per sa me siper, sheshi i qytetit, u be copy-paste, me te gjitha sheshet e qyteteve te tjere. Ai shesh sot nuk eshte funksional.
Nga aty njerezit vetem vrapojne qe te largohen sa me pare. Ato pllaka te verbojne syte nga reflektimi i diellit dhe nxehtesia qe emetojne.
Dhe e kam thene mes shokesh: – Kete shesh nje nga kryetaret e ardhshem te bashkise Fier, do ta ndryshoje.
c- Investimi ka shume shmangie nga projekti. Shume elemente ne lumin Gjanica, u bene ndryshe, sepse investitori nuk i realizonte dot. Shembull eshte nje nga urat. Ishte projektuar Ure e Varur. U be ure e perforcuar me hunj nga poshte, duke shfrytezuar elementet e ures se vjeter, dhe duke mare leket e ures se re.
E vetmja gje e bukur e bere nga bashkia eshte lulishtja tek ish mullir i vjeter, ku ka gjelberim dhe hapesira per cdo moshe.
5- Nje nga te metat e fushates te PS ne Fier, eshte se kandidatet dhe vete i ngarkuari per drejtimin e PS, Petro Koci, e moren shume lehte fushaten dhe nuk dolen te takonin e flisnin me njerezit. Kete e shfrytezoi PD dhe sidomos LSI.
6- Ne Fier eshte ngritur nje administrate nepotike e rrezikshme ne burokracine e saj. Dhe ketu fajin kryesor e mban Gramoz Ruci.
Pa nje mik te zoti, i afti nuk hyn dot ne administratat e institucioneve te Fierit.
Dhe rilindasit e vegjel, nipa dhe mbesa te x apo y, pa asnje kontribut dhe injorante ne llojin e vet, nuk kane aftesi te krijojne mbeshtetes, apo te punojne e bejne fushate per PS. Askush nuk ua var.
Etj. etj.
Kjo nuk per
Te mos harrojme edhe ato pisha shume vjeçare te prere tek ashtuquajtura “Bar Rinia” ku tani po ngrihet nje pallat shumekatesh
SOCIALIST I PAGENJYER…… Je 0k??? fare. Keta mendojne se Populli Fierak Myzeqar eshte Qorr Budalla nuk i Di Lidhjet e Bandës se Çamve me Kupolen e PS ne Fier. Sa per Pedonalen…. Ajo eshte Katastrofë Ambientale, me ato *peme* qe kan mbet si Hunj Gardhi te lodhura. Pershkrimi yt ishte teper i Sakte. Edhe pse Rruget ne te Vertete jane Shtruar ky është Minimumi i Mundshëm jetik eshte Detyrim Kushtetus qe duhej bere te pakten 15vite me pare. Bjeri edhe Shkurt; Fieraket nuk e duan Ruçin. Jan Lodh me Njerez tip Ruçi&Berisha qe ju duken sikur kan Lind Politikanë dhe qe ne Realitet nje Mu… te Madh kan bere per vendin e tyre
Nuk ka fytyre me te peshtire nga ky Armando Subashi!!! Eshte turp per te gjithe qe administrator i Fierit te jetè ky anadollak dhe fodull i korruptuar! Mendo sa djem e vajza nga familje firake me GEN te larte kulturor ka aty….dhe vjen një dite dhe je ne dore të një tartabiqeje te pandreqshem…!! Eshtë për të ardhur keq kur ne tallemi me LUL PALLASKEN dhe tartabiqet e Edi Rames po bëjne kerdine diten per diell!!!! Zgjedhjet lokale po vijne ….dhe….do i shohim si do te dale rezultati….UNE E DI!!! Kam shkruajtur shpesh se në Fier abuzohet me qytetaret..me fondet publike dhe me xhepat e qytetareve ..sidomos te legalizimet,qe në qytet nuk te pret njeri ne zyre,mungon kontrolli,afatet,radha….dhe më e bukura eshtë se fushate ben EDI RAMA dhe te vjelurat i merr ARMANDO SUBASHI!! ???
Shum sakte Tani por keshtu eshte kur te trashet qafa dbe behesh bark derr si Subashi, Rama nuk do e lere me kaq si ky azhtu dhe ai i Vlores qe su ngopen…
Shiko ke ka nenkryetre te bashkise Enkelejden qe ka qene ne zgjedhjet e vitit 2013 ne listat e PR per deputete Nuk kishte anetare te PS qe mund te benin kete pune Vuri nje hajdute qe te vjedhin bashke rehat
Per enkelejden moj flatra ,pyet qindra punonjes te albpetrolit te cilet edhe sot pas 6 vitesh e kujtojne me respekt.
Po shkruaj me emrin tim të vërtetë sepse nuk kam nevojë të fshihem me emra të pa vërtetë si puna juaj.. Ja ke futur kot po kot fare.. Para se të shkruani këto gjëra të pa vërteta dhe të turpshme bëni mirë të informoheni.. Nuk e kuptoj nga ju del gjithë ky vrerë të hidhni baltë mbi një zonjë të nderuar, të aftë profesionalisht dhe mbi të gjitha super korrekte. Gënjeshtrat e tua si beson askush sepse atë e njeh gjithë qyteti i Fierit.. Dil me emër apo gënjeshtrat thuhen me adresë fallco
Dil me emer kur te flasesh per te tjeret hajde perballu me Enkelejden e njeh dhe e respekton nje Fier i tere ka emer dhe pune te mire ,t’ju vije turp qe nga ai qe kushedi c’perfiton me ate shkrim dhe tregon ku ka arritur gazetaria ,e ca te tjere si ju qe hidhni balte mbi njerezit pa i njohur duke u nisur nga inate personale,pyet mire se nuk i ke te sakta ato qe shkruan dhe turp i madh te lendosh familje te respektuara ne Fier.
Dritani shkruan sikur PS i ka te gjitha ne rregull dhe vetem problemi Subashi i ka ngel,nuk fitoj PS o Hila,humbi PD e Salihit e Like floririt. Sa hyn ne kufirin Shqiptar kupton se je nenje vend pa shtet e ligje dhe qe dtejtohet nga polici i thjeshte qe te ndalon per 10 euro.Del ne mes te Tiranes dhe shikon si sfidohet shteti nga disa 25 vjecare injorante ye ardhur vitevete fudit ne Tirane.
Labi?????
Keto sulmet e Hiles ndaj Subashit te kujtojne ato sulmet paraprake te kurdisura te ZP ndaj ndonje kuadri qe ishte piketuar nga partia per t’u hequr nga pozita. Ne fakt Z. Subashi eshte kryetar i Bashkise se Fierit, jo prefekt i Qarkut te Fierit! Fieri ka ndryshuar shume per mire she kjo fale investimeve te qeverrise Rama dhe punes se bashkise me kryerar Z. Subashi. Shteti ka institucionet e tij, jo llafe pazari, prandaj haka te vere tek i zoti!
Shkrim I porositur.
Te gjitha ato qe renditen, asnje nuk eshte ne doren e A. Subashit.
Populli thote: I bie samarit, se nuk I bie dot gomarit.
Misioni I gazetarit (sic) eshte te shkruaje dhe ti jape senility, me fakte, ate qe meriton.
Ka 5-6 muaj qe rreth 1 km rruge qe lidh qytetin me autostraden dhe me spitalim “Memorial” Fier ende nuk eshte rregulluar apo te mbushen gropat e hapura.Eshte tmerr te udhetosh ne ate segment mbasi pret nga çasti ne çast te goditesh me automjetin perball, mbasi sejcili drejtues automjeti mundohet ti shmanget gropave.Amortizatoret kane shkuar per lesh.Armando , si gjithmone qendron pasha.
SOCIALISTIT TE PAGENJYER. TI HIQESH SI KOPETENT POR TI SE NJEF FIERIN. DERI NE VITET 90 NE FIER SHUMICE KANE QENE VLLEHET OSE COBANET QE NUK JANE SHQIPTARE POR MINORITET I LASHTE RUMUN. KETA SI FONI E KONSIDEROJNE VETEN SI FIERAKE OSE MYZEQARE POR QE NUK JANE AS NJERA E AS TJETRA.FAMILJET E PARA DHE ME PAS SHUMICE KANE ARDHUR NGA VOSKOPOJA QE KA QENE NJE DOMEN VLLEH. DERI NE VITET 90 PUSHTETI KA QENE POTHUAJSE TOTALISHT NE DUART E TYRE DHE MALLAKASTRIOTET MEGJITHE ISHIN KRAHINE E TE NJEJTIT RRETH ADHTU SI MYZEQARET ISHIN PAKICE DHE TE PERBUZUR NGA VLLEHET. PAS VITEVE 90 ME EMIGRIMIN E POPULLSISE MALLAKASTRIOTE ME SHUMICE ERDHEN NE FIER SI KRAHINA ME E LARTE E RRETHIT TE FIERIT DHE TANI PERBEJNE SHUMICEN E POPULLSISE.FONI NGA EMRI E KUPTONI SE NUK ESHTE SHQIPTAR DHE ARDHJEN E MALLAKASTRITEVE E TE TJEREVE NE FIER E KONSIDERON PADREJTESISHT SI PUSHTIM TE FIERIT. GJITHASHTU JU JENI I PASAKTE SE FIERIN KRYESISHT E DREJTOJNE VLLEHET QE NGA KRYETARET E BASHKISE E NGA SHUME DREJTORA PA FOLUR PER PERQINDJEN SHUME ME TE LARTE TE TYRE NE PUNE ME SHTETIN.ESHTE PIKERISHT SHTYPJA E VLLEHEVE DERI NE VITET 90 QE I BERI KOSOVARET,CAMET E TE TJERET KRYESISHT KONTIGJENT TE PD. NE FIER MUND TE FLITET PER CDO GJE PO QYTETI I FIERIT VITET E FUNDIT KA NJE RREGULLIM TE DUKSHRM TE ARKITEKTURES PERFSHIRE RRUGE TE REJA,LULISHTE,SISTEMIME ETJ E KETO NE CDO SKAJ TE QYTETIT PA FOLUR PER UJIN 24 ORESH E PA POMPE DHE PER NJE FURNIZIM TE MIRE TE ENERGJISE ELEKTRIKE.NJEREZIT KUR VOTOJNE PER PARTITE VOTOJNE PER EDI RAMEN APO LULEZIM BASHEN E JO PER KRYETARET E BASHKIVE.
Po mire more beqir lapuleci nese nuk jane myzeqaret apo vllahet apo ,,,”foni” fierake puro,athere kercinjkuqet mallakastriote,skrapalinje, tourkotsamides, kosovare etj kesisoi njethundrakesh arabe nuk jane “fierake”!!
Denaro….. Une i perkas Komunitet Vlleh, por ja qe ndihem me shume Fierak se Vllaho. Jam shumë me Qytetar se komunitetet e tjera, Mallakstriotet, Çamet, Kosovaret. Kjo sepse tek Ne Shkolla, Studimi, Zanati, quhet Baza e Jetes. Edhe Subashi është 50% Vllaho nga Papuçinjte por ja qe nuk u perkrah ne masë. Problemi nuk Qendron te Vllehet por te Investimi ne Milina dhe i bere Gabim. Me Pedonale Jo Funksionale, me Bezdisjet e Fatimeve ndaj Bizneseve dhe Ryshfetet qe donin etjetj. Vllehet kerkojne Shumë më Shumë se 1 Rrug te Shtruar. Kerkojne Qytetrim Bashkohor Sigurim te denjte Jetese, fakt te cilen u Zhgenjyen nga PS. Ne e dime se kush e komandon Fierin, ku duhet te shkosh qe te maresh 1 Tender edhe pse e Meriton. E kupton….. Por mbase ti nuk di gje si funksionon ne Realitet. Shko ne Lagjen 1 Maj se ta tregojne, ta shtjellojne. Kjo eshte e gjitha.
Ky qe ka shkruar me emrin LABI duket qe eshte shpellar…. Gdhenduni o mjerane se Shqiperia po shkelqen nga jugu ne veri dhe kete e tregon numuri i larte e turisteve vit per vit…
Mos e sha vendin tend o shpellare….
Po qe e vertete le te behet LANET .Ky Subashi me Flete ,qe vepron si i do SUMA e vet.
Shkrim real.
Ne fakt Subashi mbush dy mandate, dhe si shumica e Kryetareve te Bashkise, nuk do kandidoj.
Sa per fitoren e PS ne Fier, mendoj qe e ka te sigurte, por megjithate duhet te zgjedhi nje figure te spikatur, punetor.
Antoneta Dhima do ishte njeriu i perkryer per kete post.
Përse nuk i publikoni përgjigjet që bëhen në komentet e mësipërme ??
ORHAN PAMBUK SHQIPTARET JANE SHQIPTARE E AS VLLEHE E GREKE.KJO NUK ESHTE FYERJE PER VLLEHET E GREKET POR THJESHT NJE KONSTATIM. TI QUASH VLLEHET MYZEQARE APO ANASJELLTAS TREGON SE MINIMALISHT NUK KE NJOHURITE E DUHURA OSE JE NE SHERBIM TE 300 EVROVE. NE FJALEN TENDE KE FYERJE PER KOMBIN SHQIPTAR DHE PER PJESETARE TE KRAHINAVE TE TIJ SI PER MALLAKASTRIOTET,KOSOVARET,SKRAPARLLINJTE ETJ. NESE FONI SHAKAXHIU E QUAN PUSHTIM TE FIERIT VENDOSJEN NE TE TE SHQIPTAREVE TE ARDHUR NGA MALLAKASTRA,KOSOVA,CAMERIA,LABERIA ETJ A DO TA KONSIDERONTE AI PUSHTIM TE SHQIPERISE ARDHJEN E VLLAHEVE PARA SHUME SHEKUJSH NE SHQPERI DHE A E KANE PUSHTUAR TOKEN SHQIPTARE TE MYZEQESE KU NDODHET QYTETI I FIERIT VLLAHET E ARDHUR NGA VOSKOPOJA ?
ME E MIRA DO ISHTE ARMANDO
PERBALLJE ME LIGJ E DREJTESI
PA PRITE ASPAK ZGJEDHJET NE BASHKI
PSE TE PAGUAJ HARXHET PARTIA E TIJ!?
HAJNAT E KORRUPTUAR NE KUTI !
Doli fleterrufeja nga rrufjani, model qen i rrahur qe kelysh, qe sulmon me modelin Mehmet Shehu armik i partise ! O Dritan hila o çerr ! Armando Subashi nuk erdhi nga hiçi , ishte nje personalitet me karakter. Ne kete vend mafioz qe kemi po nuk ke bole behesh çerr si ty. Mjaft per njerezit qe punojne .
Respekte per kryetarin Subashi,
Bajpasi është punë shumë e madhe për ata që kanë destinim pushimet në jug ishte mundim i veqantë kalimi përgjat rrugës nëpër qytet