Përplasja me Bashën: Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD brenda 24 orëve nga zgjedhja e tij

17 Maj 2021, 12:50Politika TEMA

Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.

Ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa mësohet se ai është distancuar duke zgjedhur të mos jetë më pjesë e tij.

Eno Bozdo u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Në mbledhje, Këshilli votoi dhe anëtarët zëvendësues të tyre, prej ku rezulton se Bozdon do ta zëvendësojë Çlirim Gjata.

3 komente në “Përplasja me Bashën: Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD brenda 24 orëve nga zgjedhja e tij”

  1. K says:

    …..sinqerisht nuk e kuptoj kete “corbe” demokratike,alias salbrish! E para Enno me dy “N”. E dyta kush jane keta PD-iste! Hajdute te gjithe! Fytyra te diskredituara! Cfare ideali apo qellimi kane?! Keta jane me nje inteligjnce nen mesataren! Vertet besojne se PD eshte Parti apo eshte vegel per tu pasuruar? Keta qe kane ngelur apo qe po ikin tani jane llumi i llumrave me ata qe po rrine!

  2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Bo bo to, Çlirim Gjata. Nje tjetër pjelle e komunizmit PD-ist.
    Por te vjen per te vjellë kur çuni i Rustem Gjatës pretendon që ka rrëzuar komunizmin bashke me Saliun. Nuk eshte per te qeshur. Eshte per te shkulur leshtë e kokës ku eshte katandisur PD.

  3. arqile says:

    kush po pyet keta u bene carcaf dhe dihej se kjo dote ndidhte se kete gjoja parti terhiqet nga hunda nga plaku mero i cili mundohet me cdo kusht e der me sot ja ka aritur ti shpetoje drejtesise.Zoti vente dore se kupa kuptohet e mbushur e zbrazur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje