REPLIKAT/ Arben Ristani - Bashës: Ke humbur 3 herë, edhe një herë që fitove e dimë të gjithë se si e bëre

17 Maj 2021, 08:08Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Arben ristani, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai i ka thënë Bashës se duhet të largohet pasi ka humbur 3 herë, ndërsa i ka kujtuar se edhe një herë që ka fituar, të gjithë e dinë se si e ka bërë.

Ristani i është referuar zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2011, kur Lulzim Basha mposhti Edi Ramën mes shumë polemikash.

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur 3 herë.

Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë.

Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata”,  u shpreh Ristani.

5 komente në “REPLIKAT/ Arben Ristani – Bashës: Ke humbur 3 herë, edhe një herë që fitove e dimë të gjithë se si e bëre”

  1. Graziano Matei says:

    Ehh more Ristan,!
    ti i dhe doren dhe ai te mori krahun dhe nuk ke ci bon,
    nga pazari qe bere dhe ti nuk dole pa gjo po Basha doli me i fituar.
    Ske ca me bo politika e ka ne gen kete vesin e te futmes.
    Ruani bythen se ai qe ja u ka fut te gjitheve eshte akoma aktiv dhe mund tju boje gjemen.

  2. Miti says:

    « E dime se si fitove »!! Me pak fjale Ristan bushtra pranon qe ka manipuluar zgjedhjet para kamerave. Dhe ky felliqesire pretendon se eshte me i mire se Basha?

  3. Taulant says:

    Ristan, hap syte se baca do te te nxjere per gjah andej nga Apollonia.

  4. SB says:

    Pësh pësh o Ristan !
    Pësh pësh kundra Berishes

  5. Me qe nuk ıshıt te zotet per ta hequr Lulın nga postı ı kryetarıt tanı verı veshın dhe mendjen dhe lexoje Derı me 13 qershor nja 5 anetare te keshıllıt hanı buke se mbas kesaj date Rıstanı,Imamı, Nıshanı Hoxha, Vokshı e ndonje tjeter ı thonı Partıse lamtumıre dhe mıre u degjofshım,Lulı ate qe nuk ıshıt ju te zot qe ta benıt e ben Lulı pa asnje meshıre per ju,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje