Para anëtarëve të Këshillit Kombetar Lulzim Basha parashtroi dy alternativa, ose zgjedhjet kanë qenë të vjedhura dhe beteja vazhdon, ose të konsiderohen të rregullta dhe ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, ka deklaruar Basha para anëtarëve.
Ndërsa Arben Ristani ka vënë në dukje faktin që edhe për 4 vite Partia Demokratike do të jetë në opozitë.
“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”, u shpreh Ristani.
“Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata“, tha ai.
Ndërkaq, më herët nuk munguan as debatet në Kryesinë e PD, mes kryedemokratit Basha dhe kandidatit për drejtimin e selisë blu Fatbardh Kadilli.
Per mendımın tım,por nuk e dı ne se e lexojne pjestaret e PD, Kjo partı eshte partı lılıputesh,pa shtulle kurrızore, Keto akoma dıskutojne e lagu se lagu Gabımın e tyre e kerkojne jashte bıles edhe ne koshın e plehrave,Lulıduhet te vete largohet bıle para 3 javesh Sa me shume ta zgjasenı aq me ı paprekshem do te behet, Ju qofshı qe Lulı po ju merr zvarre,
Shiko cfar horash ka ne PD E thote vete arbitri qe ja dha ndeshjen Bashes me hile.Ristani pac faqen e zeze
Pergjigja flake per flake e ketij bllofi bajat, e kesaj perpjejke per te gjetur shteg-dalje eshte kjo:
Nese ti mendon se mund te gjesh qofte edhe nje njeri normal, I cili beson se ti, me ortakerine e konsoliduar dhe fitim-prurese me Edi Ramen, me braktisjen,deshtimin dhe shitjen e te gjitha kauzave te PD, me piruetat e pafundme ne keto 8 vjet,nuk e ke nje hise goxha te majme ne keq-katandisjen e Shqiperise,ne depresionin e thelle qe ka perfshire shoqerine shqiptare, mos e jep doreheqjen!!!
Je I pa shprese Lul, je I mbaruar!
Mos u terhiq o njeri, mbaje fort postin si Saliu 20 vjet apo si Enveri 50 vjet!! Ke zgjedhje te vodhen, sa vota nuk e thuaj? Asnje e PA pritur ne votime, fitoi ai qe parashikohej nga te gjitha sondazhet Rama. Edhe prape do humbisni po nuk ndryshuar.
Rrofte shoku enver hoxha dhe sali berisha, perpara nga fjetorja ne fjetore