Nishani në Këshillin Kombëtar: Jemi në pikën më kritike pas 97’, PD në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Masakra elektorale, vetëm gjysma e të vërtetës.

16 Maj 2021, 20:59Politika TEMA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit 97’.

Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjera, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.

Nishani më tej thekson se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, ndërkohë shton se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.

“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve. Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. 

Shqipëtarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%. Kur populli do ndryshim, lëshohet si dallgë në qendrat e votimit për ndryshim. Sot kemi vota më shumë se në 2017 po më pak se në 2013 kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen. Ne mbetëm përsëri parti e dytë me diferencë të madhe. Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019.”- tha Nishani.

4 komente në “Nishani në Këshillin Kombëtar: Jemi në pikën më kritike pas 97’, PD në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Masakra elektorale, vetëm gjysma e të vërtetës.”

  1. L.R says:

    Vetem Edi thote qe Lyli te mos largohet nga pd… dhe kuptohet pse??? 2013-2017-2021- 2025( nqse Lylin do e rizgjedhin ne Kongresin e pd) etj etj.

  2. Taulant says:

    Fatkeqesisht tragjedia e Shqiperis eshte qe ne politik kemi Bashen dhe Ramen dy super deshtues ne rrolet e tyre.

  3. Astrit says:

    Te ngrihet urgjentish para partise cadra me moton basha ik nga kundershtaret e tij politik.Hipokrizia ne kete parti vazhdon kryetari griu nga humbjet e me parshme, pasi u shkri dhe i humbi prape zgjedhjet kerkon ta mbaje postin me zore.,hajde demokraci hajde beje qejf o Edi Rama pasi shkrive lsi ne po u vjen ralla ketyre se ketij kryetari ja ke mare doren duke e furnizuar me bateri te skaduara

  4. Derı mefjalımın e Korces ıshe ne rregull nga trute Tanı na trego se kuı le gjıthe ato krıtıka ndaj lıderıt tend Apo te perpunoj Sala dhe tanı na dole me qendrım tjeter,Derı me 13 korrık do te jeshe tjeter Bujar Popullı nuk do te njohı me por as shoket tuaj, Me mıre te mos flısje keto dıte se tanı na e ljeve dhjeve krejt besımın qe patem tek tı Cao se edhe tı dole dordolec,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje