Një falenderim për Lulin dhe Doktorin

16 Maj 2021, 20:45Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Për ata që nuk e dinë apo nuk e mbajnë mend, 22 korriku është ditëlindja ime dhe kam qenë unë, që e kam propozuar të jetë dita e zgjedhjeve për kryetarin e PD në vitin 2013.

Asokohe mbaj mend bezdinë e Sali Berishës me kokën ulur në mbledhjen e kryesisë, por edhe ia njoh “meritën”, që nuk e kundërshtoi, sepse të tilla ishin rrethanat.

Ndërsa sot i falenderoj të dy njëkohësisht, Lulzim Bashën dhe doktorin, për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes).

Të paktën, 22 korriku nuk do të jetë më datë historike, dhe kjo nuk është arritje e vogël. Sa për ata që do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk kam asnjë koment.

Mes tyre dhe Lulit me doktorin, do të zgjidhja gjithmonë këta të dytët. Por unë e kam marrë tashmë vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre.

12 komente në “Një falenderim për Lulin dhe Doktorin”

  1. Behari says:

    O Titke sa vota more ti ore te keqen ?!

    1. Rrapi i Mashkullores says:

      Me ne fund u degjua nje cicerime kunder “DOKTORIT”

      1. Andy says:

        Gjysem cicerime, se nuk ishte e plote

  2. qazim says:

    Po he o Patoz,shyqyr qe u bere burre njehere e dole me ne fund kunder doktorrit.Po si o burre ju doni te reformoni PD duke qene ne krye te vendit ai qe historikisht,ka 30 vite qe i ben gjemen ketije vendi.Po atyre kritizereve te tjere kush ja ka ngrene gjuhen qe vec per doktorrin nuk bezajne.Jeni kaq te pabesueshem or mik sa keq e me keq do shkoni.

  3. Astrit ,kete falenderim do ishte mire t’a bente Rama , po ashtu , t’a degjonin me mire demokratet , kuptohet qe me Lulin kryetar , Rama ka fitoren ne xhep !

  4. Shinjestra says:

    Data 13 eshte ters.Pra eshte ters edhe per Lulezim Bashen.

  5. Pokeristi says:

    O Patoz!
    Edhe une te ofroj nje pjate kos
    Lëre mos e nga
    E ke badiava …

  6. FAKTI says:

    Si ka mundesi Astrit Patosi foli me ne fund? Dhe keshtu me radhe do flasin, por keshtu po i bejne gropen partise heroike qe i nxorri themelet atij vendi vetem e vetem per ta pasur si traste koqefikesh se ashtu e katandisen.

  7. Kosovari Romantik says:

    Na rrnofte vepra e Albin Kurtit per sa te ekzistoj jeta. Kush ja ka inati ja honkt biren e mutit.

  8. Arber Iliri says:

    Patoz me Berishen si keshtu.Tu deshen 8 vite me then nje gjysem fjale.Njerezit me mend kane shume vite qe e shohin si negativity serioz.

  9. Lulsumpambuku says:

    O Patos tre luge uje e nje luge kos. Shyqyr mo qe fole njehere per Doktor gelbazen se asnjonit nga ju s’ia mban menderja t’ia zere emrin me goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje