Sa të vështirë e ka Lulzim Basha për të vërtetuar me prova gënjeshtrat e veta

16 Maj 2021, 21:51Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Pas një prej seancave të para përballë gjykatësit ku e kisha denoncuar për shpifje, Sali Berisha mbeti pa fjalë kur avokatët i shpjeguan se i takonte atij të dorezonte provat në gjykatë për të treguar se unë isha mafioz. “Prova? Pse tani duhen edhe prova?” pyeti i cuditur. Pikerisht se nuk kishte fakte për të treguar, Sali Berisha u dënua.

Megjithë leksionin e marrë, Sali Berisha, Lulzim Basha e bashkë me të gjithë PD-ja, nuk e kanë kuptuar ende se akuzat e lëshuara ndaj kundërshtarëve duhet të mbështeten nga fakte konkrete me qëllim që të prodhojnë pasoja. Ndërsa ata besojnë ende se një bindje e thjeshtë personale është e mjaftueshme për të dënuar të akuzuarin. Për fat nuk është kështu, dhe të parët që kanë përfituar nga ky parim juridik, janë pikërisht ata vetë. Nëse bindjet personale do të mjaftonin për të dënuar një person, Sali Berisha do të ishte në burg për skandalin e piramidave pas trazirave të të cilave humbën jetën mbi 2500 shqiptarë, për tentativën e grushtit të shtetit me 14 shtator, apo për urdhërin për të vrarë në bulevard 4 protestues të opozitës; Lulzim Basha do të ishte në burg për skandalin e Rrugës së Kombit apo për pagesën me para të pista të lobistëve amerikanë. Shkëlzen Berisha do të ishte në burg për tragjedinë e Gërdecit, Argita Berisha do të ishte në burg për korrupsion, bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi që do të ishte në burg për pastrim parash në pallatet e ndërtuara në Tiranë etj. etj. Pa përmendur këtu masakrën e vërtetë zgjedhore të vitit 1996 kur PD doli fituese me 106% ose vjedhjen flagrante të mandatit nga Lulzim Basha si kryebashkiak i Tiranës në 2011. E pra, nëse ata janë të lirë dhe nuk janë dënuar kurrë, ka ndodhur sepse deri tani askush nuk ka kërkuar apo gjetur provat e duhura për t’i dënuar, domethënë të transformojnë bindjet personale të mijëra shqiptarëve mbi fajësinë e tyre, në fakte të provuara. Nëse ky princip themelor juridik vlen për Bashën dhe Berishën dhe familjen e tyre, përse pikërisht këta pretendojnë që i njëjti princip të mos vlejë për gjithë të tjerët?

Në tetë vitet në opozitë, Basha, Berisha dhe ortakë e tyre kanë sulmuar pa asnjë pushim kundërshtarët me akuza të bazuara gati gjithnjë në hamendime apo thashetheme, duke u habitur cdo herë kur dikush u ka kërkuar të japin edhe prova. E njëjta gjë po ndodh këto ditë me gjykatësit e KAS, të thirrur për të vendosur mbi rikurset e paraqitura nga PD dhe nga LSI kundër asaj që ata cilësojnë si “masakra zgjedhore e 25 prillit”. PD kërkon deri të anullojë zgjedhjet në gjithë vendin, përvec në 3 qarqe ku kanë fituar, por nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë provë që të tregojë që me 25 prill dikush ka manipuluar me të vërtetë rezultatet, skedat apo kutitë e votimit, deri në pikën sa të bëjë nul rezultatin. “Provat” e paraqitura nuk janë prova, por shpifje, ose amendime, ose analiza politike dhe interpretime vendimesh qeveritare të marra gjatë javëve dhe muajve para ditës së votimit, vendime publike që PD ka pranuar duke marrë pjesë në zgjedhje. Pra, asnjë nga këto “prova” nuk u përket abuzimeve në mbledhjen apo në numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit, i vetmi proces mbi të cilin KAS ka kompetencë të gjykojë.

Përballë kërkesës logjike të KAS për të paraqitur “prova konkrete” mbi manipulimin e procesit zgjedhor dhe mbi numrin e votave që ky manipulim do të kishte spostuar, Lulzim Basha dhe i deleguari i tij Ivi Kaso, patën të njëjtën shprehje habie të treguar nga Berisha kur i kërkuan të tregonte prova se unë isha mafioz. Këtë herë përgjigja ishte akoma dhe më shumë habitëse: “Provat? I takon KAS-it të gjejë provat, jo neve”, bërtitën. Eshtë e qartë që nuk i takon KAS-it të gjejë provat për të treguar se një ankesë e ndonjë subjekti politik është e bazuar apo jo, pasi KAS nuk është si SPAK që kryen hetime penale në kërkim të provave, duke ja besuar më pas një gjykatësi të tretë për t’i vlerësuar. KAS është gjykatësi në vetëvete si në cdo proces administrativ u takon palëve të tregojnë provat e mbledhura, ndërsa gjykatësve iu takon vetëm t’I gjykojnë. Po kjo gjë PD-së nuk i pëlqen dhe përballë refuzimit të KAS për t’u shndërruar në një “SPAK zgjedhor” në dispozicion të tyre (sic bëri prokurori Hajdarmataj për shembull që përdori pushtetin e prokurorisë për të kryer hetime në shërbim të PD-së), erdhi dhe shpifja e radhës me akuzat se edhe KAS është “kapur nga Edi Rama”.

Për hir të së vërtetës më efikase dhe korrekte nga Partia Demokratike është treguar deri tani LSI, që në rikurset e veta nuk u kufizua për të kopjuar akuzat politike si opozita (totalisht të panevojshme në këtë kontekst), por është përpjekur të gjejë edhe prova mbi manipulime në procesin e administrimit të votës, duke kërkuar rinumërim të disa qendrave të votimit në Berat dhe në Durrës. Kërkesë që KAS e ka pranuar menjëherë e në të cilën tani LSI mban shpresën e fundit konkrete të rekuperojë të paktën një mandat. Përpjekje, që PD as e ka ndërmarrë, me sa duket e ndërgjegjshme se nga rinumërimi nuk do të kishte për të fituar gjë.

Basha, tashmë në mandatin e tij të tretë si opozitar, ka preferuar të vazhdojë të hedhë akuza pa prova, që ndoshta do t’i mjaftojnë të bindë militantët e tij se nuk ka faj në humbje, por që janë të kota në cilëndo gjykatë e që nuk bindin asnjë zgjedhës. Sigurisht, në botën paralele në të cilën Basha vazhdon të jetojë, amendimet e tij vlejnë edhe si prova, dhe kjo shpjegon faktin se pse atje sipër, PD i fiton gjithnjë zgjedhjet, ndërsa këtu, në botën reale, vazhdon t’i humbasë.

15 komente në “Sa të vështirë e ka Lulzim Basha për të vërtetuar me prova gënjeshtrat e veta”

  1. Ktu ne kte foto ka Kopjuar nji Poze te Salvinit !
    Nji kamarjere zhuls ,qe mbasi u shkerdhye nga serbet na e ben kryecar te PD-se ne Shqiperi !
    Kjo s’eshte genjeshter por nji Alibi .
    Bytheci basha ka probleme te Medha e jkjo jovetem me Trurin .Vjedhja e Miljonave ,Vilat ,Krimet
    i kan qit trute e kan bo psikopate agresive por edhe te papergjegjshem .
    Ky surrat ka me e psu keq ,me keq se viktimat e kryeshpellarit berisha qe e perdor kte Klloun si Maske kondomi .

  2. Vranakonti says:

    Bravo zoti Billino,ekzaket.

    1. Aleko says:

      Analyze perfecte nga nje gazetarte I sakte profesionist me integritet..

      1. ben says:

        Vranakonti dhe Aleko-sakte

  3. Gjakpires te ndyre says:

    Shume sakt!!!

  4. Vjola says:

    E forte kjo analizë , si gjithmonë .

  5. kashi says:

    je i madh carlo

  6. Arber Iliri says:

    BERISHA E BASHA SI DHE META JANE NJE PENGESE E MADHE NE RRUGEN E VENDIT DREJT BE.KY ESHTE PROBLEMI SHQETESUES PER SHQIPERINE NDAJ DUHET TE LARGOHEN NDA DREJTIMI I OPOZITES.

  7. Zeo says:

    Bravo Carlo per analizen. I ke vene pikat mbi i.

  8. Gezimi says:

    Po mor Car Bolja po! Sikur te ishe ti Gjykates ne Shqiperi do ishin ne burg opozita, por nga qe je vetem nje langaraq i paguar nga Rama nuk ben per tjeter pervec se te besh ham-ham me shpifje!
    “Provat? I takon KAS ti gjeje, jo neve” ben ti ham-ham dhe i shkruan sikur i thote opozita!

  9. ILYRIA says:

    Ka te beje shume Shkolla dhe Vendi ku ke jetuar para se te vije ne Shqiperi Z. Bolino………ndersa Gazetaret tane jane akoma shume Vite mbrapa, per te analizuar me korrektesi zhvillimet Politike ne Shqiperi……….eshte per te ardhur keq qe edhe mbas 30-Vitesh akoma shume pak Brez i ri Gazetaresh nuk ka kurajon dhe ndershmerine / pa-njeanshmerine per tu perballur kaq paster e direkt, si Z.Bolino, me Fenomet tashme Bajate te Politikes Berishiste……….ndoshta/shpresojme shume se eshte Faza e fundit ndaj Frikes Berishiste….boll me……shqipetaret jane teper te lodhur e te shtresuar nga ky Mentalitet Puro-Komunist i drejtimit te PD-se……….

  10. Berati says:

    Bollinot, Bechetet, e kompani ,mafioze deri ne brezin e shtate thone nuk ka prova. Sa here shteti ja ka dale te siguroje prova qe keta qelbesira te prfundojne ne burg? Rralle shume rralle. Kishte nje menyre qe keta trimat te mos fshiheshin mbas provave. Quhej Musolin. Atehere su fshehen pas provave po ja mbathen nga Italia. Fakti se smundemi te sigurojme prova per te denuar mafiozet, thoshte Umberto Eko, nuk do te thote qe ne nuk e dime se kush jane dhe cfare kane bere. Nuk do te thote qe ne si shoqeri duhet tu themi ta gezoni placken e vjedhur.

  11. Trotski says:

    Mire e ke Z.Bollino po kujt po i thua ????? Kane vene Pambuk ke veshet dhe nuk duan te degjojne.

  12. Niku says:

    Kështu si i krahason ky, ngelet vetëm të gjenden provat, të cilat janë para syve të të gjithëve, por ata që vendosin nuk i shohin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje