Berisha refuzon të jetë dëshmitar i shkeljeve të Bashës, s’merr pjesë në mbledhjet e forumeve të PD-së

16 Maj 2021, 22:08Politika TEMA

Sali Berisha ka zgjedhur të mos marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të Partisë Demokratike ku ai është anëtar.

Edhe pse të gjithë demokratët i kanë sytë te lideri historik i kësaj force politike që në 30 vite ka dirigjuar çdo zhvillim brenda saj, ai nuk është shfaqur në publik.

Në një kohë kur selia e PD-së gumëzhinte nga përplasjet, Berisha publikonte në rrjetin social Facebook mesazhet e qytetarit dixhital që sot gërshetoheshin mes memeve dhe se si një mi kishte hyrë në një ambjent spitalor në Turqi por që për të ishte në Lezhë.

E gjithë kjo skemë e ndjekur prej tij, synon të përcjellë mesazhin e një njeriu të shkëputur që nuk ka më asnjë rol apo fuqi vendimmarrëse në PD.

Ndërkohë e vërteta është ndryshe. Përveç se Berisha është në brendësi të tyre, ai ka zgjedhur të mos jetë dëshmitar i shkeljeve të Bashës.

Strategjia e kësaj here nuk ka ndonjë diferencë të theksuar me ato që kanë ngjarë në të shkuarën por këtë herë disi më e vështirë pasi hipoteza e “këshilltarëve mizerabël” u dogj në dështimin e 2017.

4 komente në “Berisha refuzon të jetë dëshmitar i shkeljeve të Bashës, s’merr pjesë në mbledhjet e forumeve të PD-së”

  1. Do ishte me mire qe , shkeljet qe po ben vete, t’ja lere ne dere Lulit !

  2. Arber Iliri says:

    Berisha me I keq se Enver Hoxha dhe me I demshem se Esat Pasha per Shqipet.
    Zoti I dhente ate qe meriton ketij antishqiptari me gjak e para serbe.

  3. Arber Iliri says:

    Hey bela kur duhet me fol e dhene mending nuk flet kur nuk ja kerkon njeri behet si zorre e sndahet.Hajde thus se eshte trim si deklaron.Po burri flet kur duhet me fol more Sali jo kur sduhet.Tani trego se e don PD si parti jo si portfolio personal.

  4. Lili says:

    E verteta eshte se Sala e kaloi nje ishemi, qe do te thote se ka marre kartonin e verdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje