Kadilli mban në këmbë "garën" e Bashës: Do qëndroj deri në fund për një PD të bashkuar

16 Maj 2021, 22:55Politika TEMA

Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drejtimin e PD ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Në një deklaratë për medeia nga selia blu, Kadilli deklaroi se është i vendosur për ta çuar deri në fund nismën e tij, ndërsa shpreson se me ndryshimin e kryetarit PD do të ndryshojë dhe do të ketë më shumë mbështetje.

Sipas tij, zërat kritikë në  Kryesi dhe Këshill nuk u dëgjuan nga Basha, por ai vlerësoi vendimin që u mor sa i takon caktimi të datës së zgjedhjeve që u vendos 13 qershori.

Pavarësisht vendimit, zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën ër dorërheqjen të kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të shpallet gara.

Sado e pabarabartë gara, sado jashtë standardeve, jam i venodur ti qëndroj deri në fund projektit për një PD të pastër, të bashkuar, të hapur dhe fituese.

Duhet ti japim shpresë sot të gjithë shqiptarëve, një PD më të madhe se kryetari, se vetë PD, për një PD të shekullit të 21-të. Nuk ndryshojmë kryetarin, ndryshojmë veten. Që përballë krimit të kemi me vete qytetarin.

Jam për qytetarin që është qytetar politik, jo që e trajtojmë me oferta materiale. Do ia dalim, demokracia është e vështirë, rrugë e gjatë, një brez larg prandaj do e mbrojmë. Do i shkoj deri në fund përtëritjes së PD, por gjithë shoqërisë shqiptare”, tha Kadilli.

Duke mbajtur ne kete menyre “ne kembe” zyrtarisht “garen” viktive te Bashes drejt rizgjedhjes ne krye te PD!

3 komente në “Kadilli mban në këmbë “garën” e Bashës: Do qëndroj deri në fund për një PD të bashkuar”

  1. Rruli says:

    Je peshe e lehte ti o cun per te perballuar banden Berisha-Meta.

  2. Kadıllı mbreme nga ana e jote dhe e dısa shokeve te tjere Ishte nje beteje e lene ne mese Lulı nuk duhet te dılte mbreme nga mbledhja pa dhene dorheqıen qe e ka patur detyre qyshe me 26 prıll Ju u zbutet dhe tanı me daten 13 qershor ta gezonı Lul Bshen sı kryetare te PD dhe ngushellıme per largımın nga PD Te Kadıllıt Rıstanıt, Imamıt, Vokshıt dhe te ndonje kundershtarı tjeter te Bashes, Ate qe nuk e bete ju ne mbledhjen e mbremeshme do ta beje Lulı me 13 qershor Merrı shoket dhe dılnı shetısnı nga lıqenı Aı morı bekımın e Sales ,

  3. Viola says:

    Mban ne kembe garen per te thene qe ka gare. Nuk besoj se ka njeri me PD qe ka kellqe te dale kunder Saliut. E keni pare edhe keta qe kane ikur nga PD dhe kane krijuar parti te reja vazhdojne shigjetojne Lulin po asnje fjale per Salen a thua se nuk e kuptojne qe e keqja e saj eshte Berisha. Duhet ta pranojne perfundimisht qe eshte nje parti e ktrijuar ne kohen e duhur por nga njerzit e gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje