Çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të PD: 10 persona tentuan të largohen, Kadillit deshën t’i ndërprisnin fjalën

17 Maj 2021, 10:04Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili është pjesë dhe e grupimit të ri “Për PD” që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, ishte i ftuar në Dita Jonë ku solli detaje nga mbledhja e një ditë më parë e strukturave të kësaj partie.

Indrit Hoxha u shpreh se Lulzim Basha duhet të tregohet i sinqertë dhe t’u thotë demokratëve që i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, gjatë mbledhjes kishte persona që kërkuan t’i ndërprisnin fjalën Fatbardh Kadillit. Për këtë arsye Hoxha kërkoi një reagim të shpejtë që të shmanget shkatërrimi i PD, ku vetëm gjatë mbledhjes së djeshme për pak u larguan 10 anëtarë të Këshillit.

“Z.Nishani mbajti një fjalim brilant në Këshill. Aty ishin krijuar kushtet që nuk ishte më Parti Demokratike, por ishte si në pleniumet e Partisë Komuniste.

Nuk kishte mikrofona, podium ku të flisje, por ishte thjesht një sallë ku do të fliste kryetari i partisë dhe sekretari i përgjithshëm. Kritikët nuk u dëgjuan. Pati incidente gjatë fjalës së zotit Kadilli, ku persona që nuk ishin fare pjesë e Këshillit Kombëtar u munduan ta intimidojnë dhe t’i ndërprisnin fjalën.

PD i ka humbur këto zgjedhje. E pyeta zotin Basha nëse do të shkonte në shtator dhe të betohej përpara zotit Ruçi në parlament dhe përgjigja ishte Po. Atëherë themi do hyjmë në parlament, por nuk njohim rezultatin, kësaj i bie të tallemi me demokratët.

Ka ndodhur diçka shumë e rëndë brenda listës së 25 prillit. 3 deputetë që morën mandatet, kundër një vendimi politik të PD u akuzuan personalisht nga Basha si të blerë nga Rama për të legjitimuar parlamentin, zoti Basha i mori sërish dhe i futi në listë.

Basha ka 4 herë që thotë zgjedhjet mi vodhi Rama. Ne duhet t’i themi demokratëve që Edi Rama e ka pushtetin dhe për 4 vite ne nuk duhet t’i mashtrojmë demokratët. Të merremi me shtëpinë tonë që po shkatërrohet çdo ditë. Vetëm dje donin të largoheshin 10 vetë nga Këshilli Kombëtar”, tha Hoxha.

6 komente në “Çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të PD: 10 persona tentuan të largohen, Kadillit deshën t’i ndërprisnin fjalën”

  1. drilon says:

    Bravo Indrit, PD qe kur u krijua ishte nje parti komuniste sepse udhehiqet nga komunisti legjendar Sali Berish, Lul Basha eshte nje klloun qe komandohet nga Berisha dhe po nuk u shmangen keta te dy kjo parti me keq do shkoi.

  2. shqip says:

    Sa më shpejt t’ja hiqni tubat , aq më pak do vuajë i sëmuri. Është e kotë të mbash në terapi një të sëmurë terminal. Në fund të fundit, tre ditë zgjat çudia. Pastaj jeta i kthehet normalitetit. “Varroseni” Saliun dhe shpëton lagja ( Shqipëria ).

  3. Indrıt tı se bashku me partıne tende jenı lılıpute pa shtylle kurrızore etj, Lulıha humbur 4 pale zgjellje dhe do te humbe edhe nja kater e me shume,Ndersa ju me kete mentalıtet do tı benı fresk Bashes,Nukjenı te zot qe ta hıqnı Sıq thua tı aı kuvendın e mbushı me halabaket e tıj dhe ju rrınıt akoma brenda,Nuk e shperbete PD kur paskan dashte me ıke nga mbledhja 10 shoke tuaj Ju te gjıthe jını per tju qare hallın Tı perdore plenıumet e KQPPSH Partıa e jote te kıshte 1perqınd rregulla t e asaj partııe ju do te ıshıt fıtımtare,Lulı qe me 26 prıll duhet te dorhıqej pa kerkese, Le ma me kerkese duhet te futej ne vrıme te mıut, Me frıkacake sı ju Lulı JETON 100 VJET,

  4. AHKY says:

    Nuk është ndonjë gjë e re kjo që ka ndodhur. Përkundrazi, udhëheqja e lartë e PD me në krye z. Berisha, e ka praktikuar që herët. Le të kujtojnë Këshillin Kombëtar të PD pas Referendumit të 1994 si edhe Këshillin Kombëtar të Prillit 1997. Situata edhe më të ashpra se sa këto që paska përjetuar z. Kadilli apo Ristani, që kanë qenë në rresht kur kjo iu ndodhte kolegëve të tyre, dhe si struci me kokën në rërë, kënaqeshin se nuk ishte radha e tyre!. Ja që ju erdhi radha!

  5. Dhe Jemin Gjana eshte qershia mbi torte per kete fitore te manipuluar says:

    Edi Paloka i tha A2 sot pasdite se ku statura e Bashes dhe ku ajo e Kadillit. Qe ketu ka filluar manupulimi i zgjedhjeve te Bashes per kryetar.

  6. qytetar says:

    ………….ju urren nje popull i tere or gomere ne enderr !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!111

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje