FOTOT: Njihuni me meksikanen që u kurorëzua si mbretëresha e bukurisë në botë

17 Maj 2021, 15:28Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me meksikanen që u kurorëzua si mbretëresha e

Kurora e më të bukurës së universit, këtë vit shkon në Meksikë. Modelja 26-vjecare Andrea Meza mundi miss Brazilin, duke u bërë meksikanja e tretë që shpallet fituese në Mis Univers.

Evenimenti u mbajt mbrëmjen e së dielës në Hard Rock Hotel & Casino në Hollyëood në Florida, nën masat e rrepta të koronavirusit.

“Meksikë kjo është për ty”, shkroi Meza në Instagram pas shpalljes së fitores.

Meza, është nga Chihuahua City, punon si make-up artiste dhe ka një diplomë në inxhinieri softueri. Ajo është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e grave dhe shërben si Ambasadorja zyrtare e Turizmit për qytetin e saj të lindjes.

Ndërkohë që sjellim në vëmendje se këtë vit, Shqipëria u përfaqësua nga 23-vjeçarja Paula Mehmetukaj, e cila shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020” ndërsa Kosova nga Blerta Veseli.

2 komente në “FOTOT: Njihuni me meksikanen që u kurorëzua si mbretëresha e bukurisë në botë”

  1. Tironci says:

    I uroj suksese , por sme duket gje e rrall , varet me çfar sysh e shikojn ata te komisionit , varet sa e kan dhe ata shijen e se bukures .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje