Vijnë sot mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Do të shpërndahen menjëherë në të gjithë vendin

17 Maj 2021, 13:18Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sot priten të vijnë mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.

Manastirliu e ka bërë të ditur lajmin nga qendra e re shëndetësore Synej, në Kavajë, e cila sapo është rehabilituar, si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore.

2 komente në “Vijnë sot mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Do të shpërndahen menjëherë në të gjithë vendin”

  1. nardi says:

    Ok,por mbaruan kinezet.Po ju rreshket pak vaksinimi.Pleqt shkojne per te bere vaksinen,te dyten,kinezen,dhe nuk ka,tek qenra vaksinimit tek sheshi,e mbyllen te djelen ne ora 14 vaksinimin.Te pakten lajmeroni njerzit qe te mos shkojn kot neper qendra vaksininmi.Edhe neper ambulanca nuk ka me vaksina kineze.

  2. Kinom says:

    Po kemi nji jave qe na kaluar afati I vaksinimi te dyte me vaksinen kineze dhe as nji pergjigje nga institucione pergjegjese, qe ne fillim keni Bere gabim shperndarjen e kesaj vaksine, perse nuk Jane mbajtur rezervat per vaksinen e dyte shume gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje