Në Bërdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo Brion. Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.
Vuçiq ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.
Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiqit të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik.
Para samitit në Bërdo, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar disa vizita përgatitore nëpër vendet e rajonit. Ai dje (16 maj) në Bled të Sllovenisë ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq, bashkëkryesuesin e samitit të sotëm.
Millanoviq ka thënë se qëllimi i takimit është që t’u ndihmohet fqinjëve që “sa më shpejtë dhe sa më lehtë, nëse është e mundur, të hyjnë në Bashkimin Evropian”.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë në prag të takimit se me rëndësi të madhe është që të formohet një qëndrim i përbashkët për zgjerim më të shpejtë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë edhe qëndrimi për reforma që duhet t’i kryejnë këto vende për ta arritur këtë qëllim.
“Nëse do të kemi sukses në këtë drejtim do të jetë një arritje dhe një shpërblim për kurajon e këtij procesi, pasi shumica e liderëve nga rajoni para dhjetë vjetësh nuk kishin fare raporte dhe nuk bisedonin mes vete”, ka thënë, Pahor duke paralajmëruar se do të ketë biseda të hapura në këtë samit.
Ai ka shprehur bindjen se konkluzat që do të miratohen do të jenë një hap i madh përpara në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Sipas draftit të kësaj deklarate të përbashkët, do të bëhet ftesë për një qasje të përbashkët në procesin e zgjerimit të BE-së. Po ashtu edhe për bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit.
Gjatë ditës, në margjina të samitit në Bërdo, do të zhvillohen edhe një varg takimesh bileterale.
Presidentja e Kosovës, Osmani u takua me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
“Temat që do të diskutohen në takimin në Bërdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brijoni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentes së Kosovës.
Presisndetja e Kosovës do të takohet me homologët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Dhurimi I Kosoves Serbise ne 1913 ishte ndryshim kufijsh, ndersa shkeputja e saj nga Serbia ishte jo vetem venia ne vend e drejtesise se mohuar per mese 1 shekull, por clirimi ndaj represioni I vazhdueshem dhe pastrimi etnik I kryer nga shteti serb.
Nga ky qendrim I Vucicit kuptohet se Serbia paska qene prapa letres pa firme e adrese per ndryshimin e kufijve ne Ballkan.
Para disa ditesh Vuciqi, i pyetur per dokumentin “non peper” ne lidhje me “ndryshimin e kufijve ne Ballkan”, tha se ndryshimi i kufijve mund te behet vetem nepermjet OKB. Pra ai indirekt pranoi se bashke me Rusin jane autore te ketij dokumenti dhe kerkojne qe OKB te jete i vetmi organ qe te miratoje “ndryshimin e kufijve”.
Qellimi I Vuciqit eshte i qarte. Ai kerkon “balancimin e forcave” per te zgjidhur problemin e bisedimeve midis Kosoves dhe Serbise. Ai kerkon qe ne valle te fuse Rusine dhe Kinen, si aleate te Serbise. Kjo tendence eshte nje lufte e hapur qe i behet vecanerisht Evropes, sepse kerkon qe problemet e Evropes te zgjidhen ne OKB…
Historia e “shkembimit te territoreve” fillon qe ne kohen e Trampit, i cili me sa duket ishte marre vesh me Putinin per ti dhene Serbise veriun e Mitrovices ne shkembim te Presheves dhe Bujanoncit, qe do ishte zbatim praktik i dokumentit “non peper”. Dihet qe Trampi, nelloj si dhe Bajden mbrojne interest Amerikane ne Ballkan. Ata ne kete kuader mbrojne interest shqiptare… Ketu eshte spekulluar shume dhe shpesh politikanet tane ne Kosove, kete “momentium” e transformuan per pushtet politik… I vetmi ndryshin ne kete problem midis Bajdenit dhe Trampit eshte qendrimi ndaj Evropes dhe jo ndaj ceshtjes sone. Trampi ishte dakorduar me Putinin sepse ne strategjine e tij mendonte se ne lufte kunder Kines do i sherbente afrimi me Rusin. Ai ishte gati ne nje lufte te “ftohte” me Evropen dhe Merkelin…
Bajdeni nga ana tjeter eshte pro Evropian dhe prandaj ai eshte hapur kunder “ndryshimit te territoreve”. Ai nuk do qe ne Evrope te hapet “Kutia e Pandores”, sic shprehej Merkel…
Gjithe keto i them per te theksuar se Kurti jo vetem qe ka keqperdorur keto momente, por me dashje apo pa dashje ai ka ndihmuar serbin ne sabotimin e bisedimeve. Me apo pa shkembim territoresh Amerika eshte aleatja jone e perhershme dhe Kurti nuk duhet te kete frike ti tregoje vendin “Vuciqit”.
Ajo qe ka thene Vuciqi, se nuk pranon qe te futet ne perfundimet e mbledhjes, se “shkembimi i territoreve” nuk eshte i pranueshem, pa permendur territoret e pranuara nga OKB, eshte e njejta gje si dhe pohimi tjeter i tij se “shkembimi i territoreve” mund te pranohen vetem me vendim te OKB. Qendrimi i fundit i tij i tregon botes se Kosova eshte pjese e Serbise dhe qendrimi i meparshem eshte se ai edhe “shkembimin e teritoreve” te mundor me Kosoven do e kaloje ne OKB…
Qellimi i Vuciqit eshte i qarte. Ai nuk eshte dakort bisedimet nen udheheqjen e Evropes dhe qe mbeshten nga Amerika. Ai kerkon sabotimin e tyre ose shtyrejen deri sa problem te veje ne OKB. Kurti nuk eshte treguar i qarte ne kuptimin e ketij problem ne te shkuaren. Ai ka qene i lekundur dhe sabotues i bisedimeve. Kjo ka ndihmuar Vuciqin ta shtyje kete problem deri sot dhe po kerkonta shtyje edhe me tej…
Vjosa beri mire qe e kundershtoi sugjerimin e Vuciqit qe indirect e paraqet Kosoven pjeste te Serbise. Ne thelb nuk ka asnje dokument te OKB ku Kosova pershkruhet si pjese e Serbise. I vetmi document ishte Rezoluta 1244 ku Kosova pershkruhet si pjese e Jugosllavise…
Vuciqi mendon qe Serbia eshte trashegimtare e Serbise. Pra ketu kemi te bejme me interpretim te gabuar.
Eshte detyre e Kurtit te marre pjese ne bisedime dhe ti tergoje vendin Vuciqit, sepse mbeshtetet nga Evropa dhe Amerika. Ai mbeshtetet nga NATO. Ai nuk ka se cte prese me. Ai duhet te mos e zgjase historine me perrallla poluliste te “demshperblimeve” apo te “faljes” ato nuk jane kushte qe ne te pranojme nenshkrimin e dokumentit nga ana jone. Kurti duhet te jete dakort te nenshkruaje dokumentin me kusht qe Serbia te “njohe” Kosoven. Ky duhet te jete i vetmi kusht i tij. Ky eshte edhe qellimi kryesor i bisedimeve, qe shprehet qarte ne platformen evropiane te “marreveshjes gjitheperfshirese me njohje reciproke”.
Kurti pa llafe “patriotike” duhet te lufoje per kete marreveshje dhe jo ta “modifikoje” ate sipas ideve te tij. Cdo levizje qe behet jashte ketij konteksti duhet te konsiderofet si perpjekje per te ndihmuar Vuciqin ne qellimet e tij qe te sabotoje bisedimet dhe ta kaloje ate ne OKB…..
Ku qendron e keqja nese shkembehen teritore midis Serbise dhe Kosoves? Une shoh vec te mira, qe perfundojne me nje shtet te bashkuar me shqipetar , nje garanci me shume per mbijetese dhe prosperitet.
Po ai trapi jone cfare tha , apo s’kishte cfurgun me vete .