DETAJET/ Si nisi abuzimi seksual me të miturën në Lezhë: Nga marrëdhënia me njërin prej dhunuesve, tek shantazhi me video

18 Maj 2021, 11:36Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lezhë, ku 5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 15 vjeçare.

Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka pasur si pikënisje, faktin që e mitura kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej dhunuesve ku sipas saj ka qenë e detyruar t’a bënte një gjë të tillë.

Më pas kanë nisur shantazhimet drejt saj nga 5 personat të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin zotëronin videon ku e mitura shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër.

E mitura dhe familjarët e saj, të ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike kanë bërë denoncimin në komisariatin e Lezhës për rastin në fjalë. Dhunuesit njiheshin me vajzën e mitur pasi banonin në të njëjtin fshat.

Sipas të dhënave të bëra me dije, shantazhimet kishin nisur prej kohësh, por në kohët e fundit, e mitura merrte kërcënime të vazhdueshme nga të pestë personat e përfshirë në abuzimin seksual.

Nga të dhënat e raportuara, mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17 vjeçari A.Gj.

 

2 komente në “DETAJET/ Si nisi abuzimi seksual me të miturën në Lezhë: Nga marrëdhënia me njërin prej dhunuesve, tek shantazhi me video”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Denimet me te renda te mundshme pa mundesi amnistie.

  2. "Mrekullia" says:

    Prokuroria e Qarkut Lezhe, te jape denimet me te ashper per keta plehra. Ti kalbe ne burg qe nga Leshi 44 vjec deri tek i riu 17 vjec. Keta mostra a kane vajza apo motra, qe arrijne te kryejne veprime te tilla, me nje te mitur 15 vjece.
    Te vendoset drejtesia sa me shpejt, e te mos dalin nga burgu deri da te mbarojne denimin e dhene nga Gjykata.
    Ptu fare e keqe, e denimi me burg per jete per te 5-te abuzuesit, do ishte me I drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje