SKEDA: Kush është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër (dhe lidhjet me PD)

18 Maj 2021, 11:09Kronika TEMA

Policia ka mundur që të zbardh vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkodrës në zonën  e Livadheve gjatë paraditës së djeshme. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë.

Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë në pranga lidhur me vrasjen e Endri Mustafës ka rënë edhe një 15-vjeçar i quajtur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë Endri Mustafën.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Por kush është Ibrahim Lici, i shpalluri në kërkim që kreu vrasjen ?

Ai është prej kohësh i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, aleat i PD, dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit.

Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Por çfarë e lidh viktimën Endri Mustafa me Astmer Bilalin?

Mësohet se Endir Mustafa dhe Astmer Bilali kanë qenë shoku me njëri tjetrin. Emri i tyre del sëbashku në disa ngjarje kriminale.

Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.(ABC News)

5 komente në “SKEDA: Kush është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër (dhe lidhjet me PD)”

  1. laramani njengjyresh says:

    Mustafa Lici ka qene aleat edhe i Rilindjes, gjithe ai derr aleati, s do e linte as Rilindje e as PD jashte vemendjes.
    Para pak vitesh hapej bythesh duke dale nga selia e PS e jepte intervista ne oborrin e selise roze.
    Dava plehrash, PS e PD e pidhi semes te gjithe bashke.

    1. kris me vrap says:

      mos! na i njollose partite se atje kemi ajken e kombit!

      1. Hoxh Armandi says:

        Asmer, bilal, mustafa….hajde sulltan recep merr sterrnipat e tu turkoshqiptare se po theren me njeri tjetrin.

  2. K says:

    Mund te kete edhe prapavije politike! Saliu i UDB-se eshte mjeshter i ketyre puneve,tani ne prag te zgjedhjeve ne PD! Luhet fati i Saliut dhe jo i Lulximes!

  3. Pilo Lala says:

    PD ka zgjedhur element te devotshem, per te vazhduar gjakmarrjen, luften midis bandave ne Shkoder.
    Me pelqen zgjedhja e njerezve rreth Voltanes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje