Nishani: PD ndodhet në një krizë shumë të madhe, duhet transformim. Gara për kryetar si një farsë kalimtare

18 Maj 2021, 12:50Politika TEMA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani u shpreh në Euronews Albania se kjo parti ndodhet në një krizë shumë më të madhe sesa çështja e formalizmit të një gare (për kryetar partie), e cila sipas tij duket që nuk do të jetë garë.

Z.Nishani nënvizoi se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë në terren aty ku u zhvillua beteja.

“PD nuk e zgjidh situatën e ardhur dhe që u demonstrua me rezultatin e 25 prillit vetëm me analizë. PD duhet të hyjë në një rrugë të lartë transformimi”, theksoi ai.

“Zgjedhja e kryetarit duhet të vijë pas disa reflektimesh”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë, z.Nishani e cilësoi garën për kryetar të PD-së si një farsë kalimtare.

“Është projektuar një farsë kalimtare, e cila jo vetëm që nuk e fut PD procesin e zgjidhjes së krizës shumë të rëndë që ka përfshirë këtë parti, por bën të kundërtën”, u shpreh ai.

Ai theksoi se kryetari aktual, Lulzim Basha pëcakton se kush do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.

“Kriteret janë formale. Fakti thelbësor është që kryetari i partisë përcakton se cilat janë kriteret, përcakton se kush është komisioni që do të gjykojë këto kritere, përcakton se kush është komisioni që do të vlerësojë kandidatët, përcakton datën, përcakton afatin e fushatës, kryetari përcakton se kush do të jetë fituesi”, tha ai.

2 komente në “Nishani: PD ndodhet në një krizë shumë të madhe, duhet transformim. Gara për kryetar si një farsë kalimtare”

  1. dhembeli says:

    Kryetarin e cakton Kryetari!?
    Pse beni zgjedhje?
    Se pari duhet te kerkoni dhe te beni nje votim per Mosbesim te kryetarit ne keshillin kombetar te PD-se.
    Ne se e rrezoni ,atehere beni zgjedhje per kryetarin e ri.
    Nese nuk beni kete , Ai qysh sot e vendos dhe e vulos fitoren e Tij, per aresye se atij nuk i ka mbaruar mandati .
    Kjo parti ka marre fund. Krijoni nje parti te re ,me nje emer tjeter e njerz te tjere ,… se u bete gazi i botes.

  2. xhindi says:

    toger bujarin (qe iu degjon) siç duket nuk po e merrka sala më ne telefon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje