Numri dy i PD: Ne do hyjmë në Parlament, por këto zgjedhje nuk i njohim kurrë

18 Maj 2021, 20:54Politika TEMA

Edmond Spaho thotë se Partia Demokratike nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Megjithatë, nënkryetari i PD-së la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në parlamentin e ri.

Gjatë një interviste në “Abc News”, Spaho tha se mosnjohja e rezultatit dhe pjesëmarrja në parlament nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Ne këto zgjedhje nuk do t’i njohim. 10 mijë punonjës, paratë e tërmetit, tenderime…janë një sërë faktesh. Të gjitha këto ne i kemi çuar në KQZ. KQZ-ja nuk dëshiron t’i shikojë se është partiake.

Njohja e zgjedhjeve me të qenurit në parlament, nuk mendoj se është e njëjta gjë. Për këtë çështje do të ketë një vendim nga strukturat e partisë”, u shpreh Spaho.

3 komente në “Numri dy i PD: Ne do hyjmë në Parlament, por këto zgjedhje nuk i njohim kurrë”

  1. xhoxhi says:

    Çje ftohur në prapanicë or mik.Po kush u pjerth juve i njihni apo nuk i njihni zgjedhjet.Edhe kur dogjët mandatet kujtuat se ja kodhët por shpejt u futën ata të listës dhe ju mbetët me gisht në gojë.Ndëroni mëndje sa nuk është von sepse ju nuk jeni për në parlament po për të punuar si hamaj në ndonjë stacion treni…30 vjet flenë mbi bajga dhe skanë bërë asgjë vetëm kundër çdo gjëje.Kini provuar vrasjet,vjedhjet e votave,protestat,molotovët,bojkotin,çadrën dhe asnjë nuk ju ka mbështetut.Pra jeni në drejtim të gabuar dhe ndëroni mëndjen e drejtim se do humbni rrugën…

  2. Sadush hysaj says:

    Po keta te PD paskan lajthitur komplet.Ne viti 2017 njohen zgjedhjet e me pas dorzuan mandatet e iken nga Parlamentare.Tani ne 2021 nuk njohin zgjedhjet dhe do te shkojne ne Parlament.Hajde llogjik hajde.

  3. lion says:

    Po ik o viktime i njeh apo si njeh ti, ato i njeh BE & USA. Ju te gjithe jeni dru me pre, mjere kush e ben politiken e atij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje