Bamir Topi nuk pranoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për largimin nga Fryma e Re Demokratike vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Në studion e emisionit “ Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Topi tha se do t’i zbulojë arsyet e largimit në librin e radhës, ndërsa përjashtoi do rikthim në PD përsa kohë aty është Sali Berisha.
“Janë disa motive që i kam futur në librin tjetër. Do punoj për ekskluzivitetin e librit tim. Problemi është këtu: në asnjë lloj rrethane nuk ndryshoj deklaratat e mia kapitale.
Jam shprehur në 2013 kur kishte tentativa për të ndërtuar një koalicion me PD dhe kam thënë sa kohë të jetë Sali Berisha në atë parti, unë nuk kam vend.
Dola me një projekt politik. Në rast se PD ka rënë në këtë poozicion, ka ndodhur sepse fali në 2008”, tha ai.
Bamir Topi nderkohe nuk ndan të njëjtim qëndrim me opozitën lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Topi tha se Basha po e përdor si alibi për humbjen akuzën për shkeljen e standardeve zgjedhore.
“E konfirmoj, por nuk them që është masakër. Zoti Basha nuk mund të thotë që janë zgjedhjet më të këqija të 30 viteve. Më të këqijat janë ato të vitit 2001”, tha Topi.