Zgjedhja e kryetarit të ri në PD, Nishani: Ja tre hapat që duhen ndjekur

17 Maj 2021, 22:31Politika TEMA

Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një analizë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Teksa është ndalur te zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Nishani tregoi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tre hapat që duhen ndjekur.

Ai kërkoi që fillimisht të përgatitet një informacion nga demokratët në terren për të gjetur problematikën, më pas të japë dorëheqjen Lulzim Basha dhe të ngrihet një komision i përkohshëm për menaxhimin e procesit të analizës për të ardhmen e PD-së.

“Analiza është një proces që nuk mund të zhvillohet dhe bëhet në situatë emergjence dhe të rregullohet. Analiza do të nxjerrë shkaqe të ndryshme.

Ne duhet ta shtrijmë analizën tek baza. Njerëzit që janë në terren e kanë prekur më mirë problematikën, duke ua lënë atyre t’i merr një informacion më të prekur, që vjen nga terreni dhe ky pastaj do të shkoj tek Këshilli Kombëtar duke nxjerrë konkluzionet.

Së dyti, duhet të jepte dorëheqjen kryetari dhe së treti, të krijohej një komision i përkohshëm me personaliteti i cili do ta menaxhonte gjithë procesin e analizës që ka të bëjë me të ardhmen e PD”, theksoi ish-presidenti.

2 komente në “Zgjedhja e kryetarit të ri në PD, Nishani: Ja tre hapat që duhen ndjekur”

  1. Marku says:

    Eh mor Z. Nishani! PD e Sali Berishes, qe nuk ka qene asnjehere demokratike, ka marre kum tek bova, eshte mbytur dhe mbytja ka kohe qe ka filluar, tani eshte fundi! Duhet cdo gje nga e para! Larg nga Berisga, Basha, Gjanat e Bardhet e Gridat etj. Ketu hyn ne pune ligji i mohimit te mohimit! Sa te jete Sali Berisha gjalle, Shqupi do te mbaje era mut!

  2. Keshilla mjekesore nga Nishani , c’duhet te pine 3 here para ZGJEDHJEVE demokratet , se pas s’ka nevoje per VALIUM Luli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje