Zgjedhjet për kryetar të PD në qershor, Grida Duma: Akt reflektimi! Djegia e mandateve, proces radikalizimi i pandodhur ndonjëherë

17 Maj 2021, 21:16Politika TEMA

Grida Duma, kandidatja e PD që rezultoi fituese e mandatit në zgjedhjet e 25 Prillit ka deklaruar se arsyeja e zhvillimit të zgjedhjeve në PD para afatit të përcaktuar është një akt reflektimi brenda partisë në favor të kandidatëve për të shpalosur platformat.

Duke folur në televizionin e familjes Berisha “Zeni. Tv”, Duma komentoi edhe deklaratën e Ina  Zhupës ditën e sotme që e lidhi procesin zgjedhor me periudhën e pushimeve verore.

“Mund ta ketë thënë si një metaforë më sportive. Nuk ka të bëjë me qëndrimin e PD.

Por PD po bën një akt reflektimi të shpejtë pa pritur datat dhe procedurat. Po e shtrijmë afatin kohor në favor të kandidatëve për të shpalosur platformat.

Nuk shikoj kush është shqetësimi në këtë mes. Forcimi i opozitës është të hyjë në zgjedhje shpejt dhe të reflektojnë shpejt për t’u forcuar dhe reflektuar.

Jemin Gjana ka qenë kryetar komisioni edhe në zgjedhjet e mëparshme në parti.

Ajo që ka ndodhur me PD që dogji mandatet dhe nuk mori pjesë, nuk besoj të ketë ndodhur ndonjëherë ky proces radikalizmi”, tha Duma.

2 komente në “Zgjedhjet për kryetar të PD në qershor, Grida Duma: Akt reflektimi! Djegia e mandateve, proces radikalizimi i pandodhur ndonjëherë”

  1. Gushi says:

    U rihap dosja Santo o plehr shko jep llogari

  2. Perse behet nervoze kjo putane ne sherbim te Krimit te Organizuar
    kur X gazetare e pyet kte ne lidhjen e ksaj me vrasjen e Bankierit Shanto dhe implikimin e ksaj me Vrasjen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje