Vrasja e Artan Santos, rinisin hetimet për krimin që tronditi vendin 7 vite më parë

17 Maj 2021, 19:51Politika TEMA

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjeve të bujshme që mbetet ende e pazbardhur.

Santo u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014 ai u ekzekutua ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.

Gazetarja Anila Hoxha sqaron se pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, prokuroria ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dorëzuar SPAK duke qenë se ka dyshime të forta se eliminimi i Artanit është kryer nga një grup kriminal dhe vrasës me pagesë.

Mbeten private të dhënat e reja në lidhje me dosjen e Santos, por mësohet se janë nxitur dhe nga emisioni “Top Story” që dha dëshmi me interes në fillim të këtij viti.

Kjo cështje që prej javësh së kaluar është në duart e prokurorëve të posacëm kundër krimit të organizuar.

Hetimet

Në janar të këtij viti, Prokuroria e Tiranës bëri një kërkesë për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Santo. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.

Por, tashmë, dosja e bujshme është në duart e Prokurorisë së Posaccme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihet se në cilat indicje apo prova është bazuar vendimi për rihapjen e çështjes së kësaj vrasjeje, por dyshohet se bankieri u eliminua nga një grup i strukturuar kriminal.

Nuk bëhet me dije nëse janë gjetur elementë të rinj që mund të zbulojnë vrasësin që u largua me një motor bashkë me një tjetër person.

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-Bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.

Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

12 komente në “Vrasja e Artan Santos, rinisin hetimet për krimin që tronditi vendin 7 vite më parë”

  1. Beni says:

    vrasesja eshe Duma Suma

    1. k says:

      Arrestoni dhe sekuestroni gjithë familjen e sali malokut dhe keni kapur gjithë krimin e 30 vjetëve të fundit.

  2. PD cerdhe e Krimit te Organizuar
    Shanto u vra nga Aferat e Krimit te PD-s arrestoni Familjen berisha
    nqs doni te zbardhen te gjitha Krimet 30-vjecare

  3. spartak says:

    Do bojnë sikur po hetojnë .
    Kështu kanë bo plot shtat vjet .
    Sivjet nuk mbaron dot .
    Por kemi sjhpresë për mot .
    As mos të rrej menja njeri, se do kenë guximin dhe sigurinë kushdo prokuror apo grup hetimi me nkjë tufë prokurorë , me e çu deri në fund hetimin , sidomos me çu para drejtësisë me fakte e prova të plota e të sakta , atë , apo ato, që porositën vrasjen e Artan Santos .
    Për pa me i çu në zero nga lekët gjithë oligarkët e pushtet-politikës dhe atro q• irrijnë mbrapa , ta harrojnë Olsian Çela e Arben KRAJA se do kenë forcë me bo gjë . Ndoshta , me marrëveshje për mos me ju nxi faqja prokurorisë e SPAK-ut , do çojnë pas hekurave , ndonjë peshk të vogël , e deri kaq . Show do bohet i madh . Tjetër gjo , ose diçka më shumë kurrën e kuurrës . S’do ketë taborr p[olicie me i mbrojt jetën prokurorëve e familjeve të tyre , nëse ato do tentojnë sadopak me i prek të pa prekshmit në interesat e tyre .
    Për pa me i çu në zero , harroje .
    Copa lapangjozësh delinkuentë ordinerë , por me pare , prej burgjeve urdhëruan vrasje deri dhe kryekomisarësh për prekje interesash , por dhe punë inatesh !!! Jo mo vrasja e Santos, që i shkoi tymi deri në Azerbajxhan e Mal të Zi , e këtu brenda , la e më la . Të gjithë këta, se kanë për gjë të paguajnë miljona euro , e hiqesh qafe nga sateliti e jo më nga dronët e kampionët e kësaj pune nga janë e nga s’janë .

  4. vlonjati says:

    SPAK ben shume mire qe hap ate dosje.Une nje pyetje kam A nuk do ishte me mire qe SPAK te meret me 21 jenarin,Gerdecin.ceshtjen cez-dia? Keto dosje jane te zberthyeshme,Si te thuash i kane llokum.Ajo ceshtje e Santos me duket se do vijne verdalle si pordha neper breke se nuk ua mban bytha te meren me dosjet konkrete

    1. asd says:

      Shume sakte. Kjo eshte prove qe SPAK nuk e ka qejf punen!

  5. Gimja says:

    I mjeri santo qe u mor me superkurven grigja duma suma GD dhe ku perfundoi .

  6. Koli says:

    Pse nuk therrisni Grida Kurven,rshte ajo qe shkonte me Santosin ne ate kohe.Nje femer si Grida qe shkon me 100,e di shume mire ku eshte e verteta per vrasjen,dhe pse e bene.Shtrengojeni Grida Kurven dhe e keni gjetur Porositesin e vrasjes.

  7. Niku says:

    SIc thoshte plaku im, kur kapercen shume hunj, njeri te shpon ne bythe. Pastroi para me thase edhe ky, po ja qe dikujt i shkeli ne kallo.

  8. millo says:

    Keto 4 vite te ardhshme do shikojme mbylljen pa buje te shume ceshtjeve te rendesishme gjyqesore (Nga Rilindja) dhe asnjerit nuk do ti hyje gjembi. Rrofte procesi ne drejtesi.

    1. Miti says:

      Reforma ne Drejtesi quhet dhe jo procesi. Dhe kjo reforma eshte pikerisht qe Drejtesia te jete e pavaruar nga qeveria dhe Presidenti e Parlamenti madje. Santo e hengri se beri pelivanlleqe, transaksione ne zone te rrezikshme dhe e hengri. Credins si banke me kapital shqiptar ishte bere si ato bankat e ishujve Cayman, ku futen parate me thes dhe pastaj bejne rikoshete neper 30 banka derisa pastrohen dhe injektohen ne ekonomite perendimore. Ai stan ate bulmet ka.

  9. Populli says:

    -Vraresit u mbajten 2 muaj ne prokurori dhe “per shkak se donin te kapnin urdheruesit” u lane te lire
    -Sido qe ta rrotullosh ceshtjen, tahiri kishte dijeni.
    -Vrasjet Santos+Olldashi jane me urdher nga pd+lsi dhe me aprovim te ps. Sidomos e olldashit ishte komplet bashkepunim berish+ramsi+luli?(shikoni te qaret e lulit ne fjalimin percjelles, kush merret me psikologjine e komton menjeher) +tahir.
    -Ja i gjeten e ja nuk i gjeten, cfare na nevoitet?!
    Nuk ndryshon asgje, as tek rradhet per nje dokumet as tek spitali e as tek gjykatat.
    Populli ka lindur per te vuajtur ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje