Mustafa Nano: PD ka nevojë për t'u deberishizuar, ndryshe do vdesë si parti

17 Maj 2021, 19:38Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano i cilësoi mbledhjet Partisë Demokratike si të vdekura. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se, përjashto 7-8 veta, pjesa tjetër e demokratëve “nuk kanë zë dhe i binden një humbësi serial. Nano po ashtu u shpreh se Basha është një nga politikanët më pak europianë pasi duhej të ishte larguar dhe të mos krijonte alibi për humbjen e zgjedhjeve.

Nano, PD vendosi të shkoje në zgjedhje në 13 Qershor. Do të thotë ky një rikonfirmim i zotit Basha në krye të PD-së?

Absolutisht sepse nuk ekziston as koha e nevojshme për të bërë një garë serioze. Nuk ka kohë për kontakte dhe ide, e quaj garën të mbyllur pa filluar ende. Është për të ardhur keq. PD do ketë në krye Bashën, një humbës serial, një dështak. Mbledhjet e kryesisë ishin si të vdekura, nuk ka zëra kundër, përjashto 7-8 veta, të tjerët nuk ka zë dhe asnjë gjë për të thënë dhe i binden një humbësi serial.

Basha ka qenë ai që ka premtuar në PD modelin amerikan. Pse mendoni se nuk i është përmbajtur këtij premtimi?

Kam përshtypjen që Basha si shumë të tjerë ka frikë nga gara. Është një nga politikanët më pak europianë që njoh. Nuk ka dilema një politikan i rëndësishëm në një situatë të tillë, nuk ka nevojë për alibi, thjesht vendos dhe largohet. Me një pyetje ai bëri sallën të heshtë: Nëse ju mendoni se s’ka masakër elektorale unë largohem dhe të gjithë kanë heshtur.

Në PD zërat kundër janë të paktë, por nuk duket te ketë shumë mbështetje të hapur për zotin Basha. Duhet te presim surpriza nga zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike?

Nuk ka surpriza. Edhe Kadilli që ka dalë është e njëjta prerje, ai përpiqej ti çonte sinjale Berishës, PD ka nevojë për t’u deberishizuar. Ai i përket një kohe të kaluar, misioni i tij ka mbaruar dhe është e kotë të flasësh për të. Po të jetë puna për berishianë, Basha është më i miri.

10 komente në “Mustafa Nano: PD ka nevojë për t’u deberishizuar, ndryshe do vdesë si parti”

  1. beso says:

    Shume sakte por a heq dore krimineli Berisha nga politika….?? E ka te qarte qe do denohet prandaj i duhet mandati…

  2. Petrit says:

    Po e ka thene muq nano ka mundesi te jetë e vertetë.
    Sepse muti me falni muqi eshte nga ata njerëz qe nuk i bien fjalë ne toke.
    Muqi bashke me meron janë njerëzit me te zgjuar jo vetem ne shqiperi por ne gjithe rruzullin.
    Keshtu qe besojini mutit me falni muqit

  3. lol says:

    Cpune ka Berisha o idiot. Keta jane Yang Turks me mendje te vjeter. Eshte Rama style ne mosberje zgjedhjesh ne Parti

  4. SI MUNDET TE HESHTE NJE KESHILL KOMBETAR APO EDHE KANDIDATI PER KEYETAR PERPARA NJE PYETJE KAQ IDIOTE POR TE PARAMENDUAR PER MOSDOREHEQJE
    PUETJA E BASHËS ESHTE :” NESE JU MENDONI SE NUK KA MASAKER ZGJEDHORE UNE JAP DOREHEQJEN”
    ATEHERE VETE KANDIDATI KADILLI DUHEJ TI PERGJIGJEJ KESAJ PYETJE KESHTU :

    NESE NJE KRYETAR PARTIE NUK ESHTE I PERGATITUR PER CDO GJE NE NJE PALE ZGJEDHJE ME STRUKTURAT E SAJ ATEHERE AI DUHET TE JAPE DOREHEQJEN SEPSE PER KETE GJE NGRITI NE KEMBE EDHE STRUKTURA PER MBROJTJEN E VOTES SAQE VRANE DHE NJEREZ ATEHERE AI ESHTE NJE DESHTAK…

  5. Scutari says:

    Duhet te dekomunistizohet o Nano!! Berisha eshte fosile politike qe ka fshehur vezet ne shkretetire….

  6. Patrioti says:

    PD-ja nuk ka qënë kurrë dhe nuk është një parti politike. PD-ja me Sali kopilin e Shiqere kurvës nga Viçidoli si shef, u formua si sekt nga UDB-ja Serbe dhe agjenti serb Elez Byberi, veproj dhe jetoj si shtabi legal i të gjithë agjentve Serb në Shqiperi, dhe qelbësira Sali Vuk Karaxhiçi e udhëhoqi duke zbatuar me zell listen e veprimeve të ketij shtabi që nga vrasjet sipas listes së UDB-së e deri tek tentativa e ndezjes së luftes civile mes Shqiptarve gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e popullit Shqiptar. Ky shtab permblidhte dhe përmbledh edhe sot në gjirin e v et kurvat, kurvarët, zagarët, shkerdhatat, horat, kriminelat, trafikantët e drogës, të armëve dhe të njerëzve. Ky shtab nuk ka qënë kurrë parti politike Shqiptare. Ky shtab ka qënë dhe është prona private e UDB-ashit Sali Berisha. Pra nuk jam dakort me analizen e zotit Nano, që don ta shpronsojë ilegjitimisht pronarin e kesaj organizate terroriste Shqiptare. Perkundrazi njerëzit që janë gabuar duke ju afruar ketij sekti terrorist, munden me u terheqë duke bërë një autokritikë të thellë dhe të vertetë mbi aktivitetin e tyre në gjirin e kesaj organizate terroriste siç është PD-ja, dhe me ju afrue ose krijue një Parti tjeter demokratike dhe patriotike Shqiptare.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha eshte fitues vetem kur zgjedhjet zhvillohen brenda PD-se !
    Ja ka marre doren ,emeron grupin fallcifikator,per te zhvilluar zgjedhje te “lira dhe te ndershme” !
    Sa te jeteBerisha gjaiie ,nuk e largon Bashen njeri ,nga administrator I PD !

  8. Drejtesia e munguar says:

    Partia Destabilizuese te vejë ne p…h te semes. Ti Muci shiko qesen tende dhe kap partine e radhës…

  9. Basha ka fjalor te varfer nuk artikulon dot asnje fraze te gjate dhe te mençur prvecse, disa fjalve pa kuptimm qe i perserit ne çdo TV “zgjedhje te lira dhe te ndershme” kur vete nuk i ben dot kete lloj zgjedhje ne parti, “kanabizimi, krimi” dhe perfundimisht eshte nje plasteline qe merr forme sipas shtypjes qe i ben berisha dhe kunati i tij

  10. betixho says:

    Vetëm një parti “Partia Demokratike e Dhjetorit 90” e dalë si rezultat i kritikës së thellë të analizës së gabimeve ideologjike,politike dhe qeverisëse të frymës dhe praktikës Berishiste,nga një ekip cilësisht i pregatitur,i mirëarsimuar nga elita kulturore e së djathtës Shqiptare,që hedh në koshin e plehrave trashëgimninë e Tij,si edhe i distancuar,nga trashëgimnia e së djathtës bashkëpunuese me okupatorin gjatë luftës Çlirimtare, si edhe ideologjisë dhe praktikës komuniste represive, e hapur ndaj kritikës së brëndëshme të antarëve të saj dhe zgjedhjeve të hapura brënda saj, ku njerzit e aftë të pretendojnë drejtimin e Partisë,jashtë diktatit dhe personalizimit të udhëheqjes, mund të garantojë suksesin e së djathtës në të arthmen.
    Këtë Parti, nuk mund ta krijojnë ishët e shtabit Berishist të Parisë Demokjratike, që ende ndodhen sot tek strukturat egzistuese, dhe as ishët e shpërndarë si kërpudha pas shihut te linja a saj, me emra të tjerë që milituan për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
    Partia fituese “Demokratike Dhjetori 90″duhet të jetë produkt i qartësisë dhe analizës së thellë teorike e praktike të Berishizmit si nje aksident parapolitik qe solli gabime te shumta duke i kushtuar deme te medha ushtrimit te nje demokracie te re.
    Vetëm këjo do të jetë rruga që të mos përsëritet më demokracia e dhunuar dhe e nëpërkëmbur në Shqipëri e cila do të emanciponte më shumë jetën politike në Shqipëri si garanci e Europianizimit të politikës Shqiptare në përgjithësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje