Analisti Andi Bushati thotë se data e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike u afrua sepse duhej të minohej procesi i vërtetë në PD dhe Basha të siguronte pa problem vazhdimësinë e tij.
Ai e krahasoi sjelljen e z. Basha në krye të partisë të ngjashëm me modelin e Edi Ramës.
Andi Bushati theksoi se, Lulzim Basha është kthyer në një satrap në PD duke krijuar modelin e sundimtarit që nuk jep llogari por thjesht kap karrigen e kryetarit.
“Ajo që po bën Basha me PD është ajo që Rama po bën me Shqipërinë, garë pa respektuar rregullat e lojës, garë pa respektuar kundërshtarët dhe pa pasur një proces ku të gjitha palët të dëgjohen.
Pas një disfate tronditëse si ajo që pësoi PD, gjëja e parë që bëhet pas asaj që jam dakord që ka pasur një vjedhje masive, duhet të kishte një debat se sa në gjendje ishte PD që të mos e lejonte këtë vjedhje.
Regjimi nuk rrëzohet me të njëjtin model dhe ky është dështimi më i madh i PD që është më i madh se sa dështimi më 25 prill”, deklaroi analisti.
Për analistin Baton Haxhiu brenda Partisë Demokratike mungon procesi demokratik dhe në këtë situatë Lulzim Basha e ka shumë të lehtë që të mbetet sërish kryetar i partisë. Në një situatë normale, ai tha se z. Basha do të duhej të largohej.
“Nuk ka sistem demokratik brenda PD dhe ka një model të kaluar përpara, ku një njeri ka qenë kryetar për një kohë të gjatë.
Ai dha dorëheqje por nuk krijoi sistem demokratik, madje e emëroi pasardhësin. Kushdo që do të duhet të humbte, duhet të shkonte”, u shpreh analisti.
Me ironi, Andi Bushati replikoi duke thënë se Baton Haxhiu është “i vetmi njeri në Shqipëri që thotë që edhe pse Basha humbi me zgjedhje të ndershme, duhet të qëndrojë kryetar”.
“Edhe idioti më i madh në Shqipëri, a e nxjerr dot më poshtë se e dyta PD në Shqipëri siç e ka nxjerr Basha katër herë.
Kjo ishte për batutë, por nuk duhet të bësh alibinë e sjelljes demokratike. Njerëzit i nxjerr procesi demokratik”, u shpreh z. Bushati.
Në fund të debatit, analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ranë dakord se Basha do të duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Ti je idioti me i madh qe i jep leksione lulit,dhe ai si idiot dhe si antikomunist qe 4 vjec,te ndegjon ty.
Po te ishin ligjet e gjyshit tend ty do te varnin te sheshi
Ky farë Bushati ngjan pak si …., lëre se nuk dau ta them se i ngjaJ ATIJ, apo jo? Sepse këto ditë dikutohet e mira, apo e keqja në PD pas humbjes së zgjedhjeve. Ky “opozitar” postkomunist, nuk mund ta shesi aq lehtë vetveten, pas vrerit që ka hedhur shumë vjet ndaj Edi Ramës në pushtet. Kështu që çdo “veper” e keqe e Bashës, domosdoshmërisht eshte edhe e keqja e Edi Ramës. Pa këtë paralelizëm idjot, dhe për gjithçka, është një kartë “vaksinimi” moral për mysafirin e studjove televizive, qendrimit redaksional të Lapsit dhe tashmë të dështuarit në të gjitha parashikimet politike e morale. Sigurisht gjithkush mund të gaboj politikisht, por paskëtaj, e shumta që mund të bëjë një intelektual që u jep mend lexuesve të vet, duhet të hesht. Ngjall neveri ky kameleon që nuk e lëshon veten edhe kur, duke u zvarritur është kthyer bythëpërpjetë e përsëri kërkon të këndoj shkaravinat e veta.
Unë nuk jam analist as gazetar por kur dëgjoj analiza të tilla më vjen të çahem nga kurizi.Thonë 100 gjëra për Bashën,thonë nuk është i aftë,nuk di,është teveqel dhe nga ana tjetër thonë 25 prilli ishte një masakër zgjedhjesh.Vetë me gojën e tyre vërtetojnë por nuk e thonë sepse me Ramën nuk fiton jo se Rama i vjeth votat por është më i aftë se Basha.Basha nuk di të flasë,të thotë dy fjalë nuk di ti përgjigjet gazetarëve apo shokëve të tij atëhere si elejojnë kaq vite të drejtojë këtë parti nuk e di.Na thonë duhet hequr se nuk di të tuajë votën!!!Po si ta ruajë?Me top 160 milimetra?Kutitë u hapn në Berat e Durës dhe nuk doli asgjë.Ku është masakra?Duhet ti bihet gozhdës në kokë dhe jo anash.Kjo parti duhet reformuar me elementë 30 vjeçarë sepse ata që janë janë e kanë bërë partinë lesh e li.Pra Basha duhet hequr sepse me Ramën nuk fiton se ai di të drejtojë dhe të vendosë vetë pa e diktuar dikush tjetër.Basha mund të hiqet por problemet do mbeten të hapura.Përderisa ka dy grupe pro dhe kundër Bashës kjo do vazhdojë edhe po mës jetë Basha kryetar partie.Këtu do jemi dhe do bindemi për këtë
Mos ja fut kot.
Na vjen inat sepse fiton Rama&Co.
Fakti eshte qe populli voton gjithmon Partin Socialiste.
Eshte i lidhur me te sepse e gjithe infrastruktura e Partise se Punes kaloj tek PS-ja.
Eshte tjeter gje qe Partia Socialiste vetem emrin ka te tille sepse eshte nje bande kriminelesh me Dakon,Sejdinin,Gjiknurin,Ahmetajn,Ramen,Beqajn .
Keta kane vjedhur e plackitur gjithcka.
Por populli yne eshte injorant aq di ka qe ne 1944 qe mbeshtet te keqen sllavo-komuniste.
Ata pak te civilizuar iken nga vendi.
Ata pleq qe kan mbetur e kan hallal kete qeverisje kriminelesh.