Kreu i PD, Zhupa zbulon arsyen pse zgjedhjet u lanë me 13 qershor: Duam kohën e duhur të pushojmë në korrik

17 Maj 2021, 21:23Politika TEMA

Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike tashmë në qarkun e Vlorës, ka deklaruar se zgjedhjet për kryetarin e ri mund të mbaheshin në korrik por do të përkonte me sezonin turistik.

Një tjetër arsye përse PD vendosi t’i mbante zgjedhjet në qershor dhe jo në korrik, sipas Ina Zhupës është që të kenë mundësi që të përfundojnë zgjedhjet dhe të fokusohen te kundërshtari politik.

“Gjithashtu nuk kemi arsye përse të vonohemi deri më datë 22 korrik. Mund ta bëjmë më përpara.

Zgjedhjet mund të bëhen më përpara në mënyrë që vëmendja jonë të fokusohet tek kundërshtari politik.

Nisur nga ky fakt por edhe nga fakti që muaji korrik karakterizohet nga turizimi në Shqipëri, duke marrë parasysh sa ka vuajtur dhe nga pandemia, pastaj edhe shqiptarët duan kohën e tyre të pushojnë.

Për këtë arsye ne morëm një vendim për zgjedhjet që t’i zhvillojmë më datë 13 qershor,” tha Zhupa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje