VIDEO/ Oficeri i Marinës amerikane: UFO-t janë 1000 vite përpara nesh në teknologji

18 Maj 2021, 19:22Lifestyle TEMA

Disa ish-oficerë të Marinës amerikane janë shprehur se jashtëtokësorët janë 1000 vite përpara nesh sa i përket teknologjisë.

Javën e kaluar, një video e Pentagonit, që mendohet se është e vitit 2019, tregoi një objekt të paidentifikuar që fluturon mbi San Diego (SHBA).

Duke komentuar këtë video për CNN, Sean Cahil, ish-shefi i armatimeve në Marinë, u shpreh: “Bëhet fjalë për Tic Tac-un. Nga ajo që shihet, duket që arsenali i UFO-ve është 1000 herë më i avancuar se arsenali ynë”.

Në muajin prill, incidenti Tic Tac ishte një nga 3 videot e publikuara nga Pentagoni që tregonte “fenomene ajrore të pashpjegueshme” të xhiruara nga Marina.

Të paktën 6 pilotë panë një objekt misterioz që fluturonte mbi Paqësor, pranë Meksikës, në 14 nëntor 2004. Mënyra se si lëvizte çoi në spekulime se ishte UFO dhe që nga ajo kohë është konsideruar si prova kryesore për ata që besojnë te jashtëtokësorët.

Edhe Christopher Mellon, ish-Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes gjatë administratave të Bill Clinton dhe George W. Bush, tha për CNN se ka shumë mundësi që “dikush na ka gjetur neve përpara se t’i gjenim ne ata”.

4 komente në “VIDEO/ Oficeri i Marinës amerikane: UFO-t janë 1000 vite përpara nesh në teknologji”

  1. FAKTI says:

    Dy gjera shikoj ne kete bote ndryshe: Perendia eshte imagjinare dhe ufot gjithashtu. Perendia nuk po pyet me per ne, veçse çfare bejme vete ne lufte me te gjitha gjerat, deri ne vdekje dhe ufot, meqense kane teknollogji 1000 here me te madhe se ne, po na fshihen e nuk dalin ti shohim. Si spjegohet?! O egzistojne e jane te pandershem, ose nuk egzistojne e na genjejne ata qe nuk dine se si te spjegojne fenomene apo ngjarje ne natyre. Megjithate njerezit qe kane boshlleqe inteligjece (mund te kene mbaruar dhe 10 universitete si ufot qe kane teknollogji 1000 here me te madhe se ne, e perseri jane budallenj te mençur) le te vazhdojne te merren me fantazmat sepse qetesojne shpirterat. Une per vete nuk besoj asnjeren e as tjetren: besoj vetem se ka gjera qe nuk spjegohen deri me sot dhe gjithesia eshte e pafundme, keshtu qe ne vazhdimesi njerezimi do zbuloje e mesoje.

  2. Operacioni Zjarri says:

    Eshte krejtesusht e pamundur qe qenie te tjera te shfaqen be toke. Shkak eshte distanca e madhe. Kur drites i duhen vite udhetoje imagjinoni sa u duhet objekteve te tjera.

    1. Kruja says:

      Mos harrojme se Energjia transformohet ne Materie dhe anasjelltas. Pra cdo gje eshte e mundur, per shembull (ky eshte spekullim imi) nje reze energjie me shpejtesine e drites ose edhe me shpejtesi me te madhe mund te dergohet ne afersi te Tokes dhe pastaj te transformohet ne Materie. Kjo gje eshte teorikisht e mundur sipas Ajnshtajnit.

      Ne Univers(e) cdo gje eshte teorikisht e mundur. Civilizimi yne eshte po aq i prapambetur sa eshte edhe i sofistikuar, varet se me c’fare e krahasojme.

  3. asd says:

    Edhe une kam filmuar nje ufo para ca kohesh, por me vone doli qe ishte pis xhami i telefonit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje