Berisha non grata, më keq vonë se kurrë

19 Maj 2021, 15:47Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e vitit 2011, kur dëgjonin ambasadorin amerikan në Tiranë, ta konsideronte Sali Berishën si një burrë shteti, pasi me urdhërin direkt të tij ishin vrarë katër demostrues opozitarë në bulevard, me siguri që sot kanë ndjerë një sadisfaksion të vonuar moral.

Të gjithë ata që se kapërdinin dot se si, pas varrit masiv të Gërdecit, kryeministri i asaj kohe bënte fushatë elektorale me fotot e vizitës së mikut të tij Xhorxh Bush në Tiranë, mund të jenë krenarë, se e vërteta triumfon një ditë edhe pse hiperfuqia, për një kohë të gjatë, ka dashur të na mbajë nën errësirën e gënjeshtrës.

Ndonëse unë jam njëri prej tyre, një nga gazetarët e shpallur puçistë pas “grushtit të shtetit”, një nga ata që pas emisioneve investigative për Gërdecin, hyri me Berishën në një nga ato konflikte që të kushtojnë vendin e punës, sot nuk kam asnjë lloj sadisfaksioni moral. Sepse publikimi i shpalljes si non grata nga SHBA, për ish presidentin dhe kryeministrin, është aq i vonuar sa nuk ka më vlerë.

Askush sot nuk mund të ma heqë dot shijen e hidhur mbetur në gojë prej aleancës së atëhershme të Sali Berishës me diplomatët amerikanë. Askush nuk do më bëjë dot të harroj se në atë kohë delet e zeza ishim ne, që sipas propagandës përbënim “celulat anti amerikane”, vetëm se thonim të vërtetën tonë.

Askush nuk do më shlyejë dot nga kujtesa rrëfimin e drithëruar që më bënte Edi Rama, në një lokal aty pranë çadrës së grëvës së urisë, për kërcënimet e vazhdueshme që merrte nga një diplomat totalisht kundër opozitës së kohës, si i famshmi Kantrimen.

Pra, atëherë kur më shumë se kurrë, në betejën për një demokraci reale na duhej e vërteta, ambasada e SHBA-në Tiranë, Departamenti i shetit dhe emisarët e dërguar prej tij, na e fshehën atë në mënyrë të turpshme. Në atë periudhë, ky manipulim i dha shumë municion dhe barut mbrojtësve mediatikë, kamikazëve të Berishës, të cilët përdornin kundër të vërtetave dhe fakteve vetëm një alibi: rolin e arbitrit për debatin tonë të brendëshëm e kanë monopol vetëm të dërguarit e Uashingtonit.

Prandaj, sot kur dëgjoj se me vonesë më vjen, nga përtej Atlantikut, konfirmimi se para një dekade, unë dhe një grup gazetarësh që mendonim njësoj, paskëshim pasur të drejtë, më shumë se i përkëdhelur profesionalisht në sedër ndihem i zhgënjyer. Sepse dhe dje ashtu sikurse sot kam kuptuar një gjë: ne nuk kishim as më shumë mundësi informacioni, as aparat më të madh inteligjence, sa ta kuptonim të vërtetën më qartë se diplomatët amerikanë. Ndryshimi qe se ne tentonim të ishim me faktet dhe provat reale, ndërsa ata të mbështesnin pushtetin.

Prandaj, sot, kur duhej të ndjeja një sadisfaksion moral, për konfirmimin e qëndrimeve të dikurshme, kam trishtimin dhe frikën, se me publikimin e aktit të sekretarit të shtetit Blinken, po hyjmë sërish në periudhën e një manipulimi të ri.

Shpallja non grata e Sali Berishës, më shumë sesa një vënie e drejtësisë së shkuar në vend, është një përkrahje e hapur për regjimin e ri që po instalohet në Tiranë.

Duke fshikulluar ish kryeministrin, familjarët e tij, aleatët e dikurshëm politikë, SHBA duket se po i spastron rrugën Edi Ramës dhe gjithpushtetshmërisë së tij të ngritur mbi zgjedhje të manipuluara. Dhe ndoshta, së shpejti, nuk do të jetë çudi, që sërisht blerësit e votës të konsiderohen ‘burra shteti”, ndërsa ata që i denoncojnë të listohen si pjestarë të “celulave anti amerikane”.

43 komente në “Berisha non grata, më keq vonë se kurrë”

  1. foni says:

    Shiko endra Bushat,po te futi Amerika ne thep shqekez ke merdhif……

    1. Cudia says:

      Lexoja artikullin dhe shkoja te kreu prape te lexoja kush e ka shkruar… ferkoja syte dhe shifja prape… Qeka Andi Bushati! Bythelepiresi me i keq qe kemi pare ndonjehere. A ke fytyre ti dhe flete mo plere??? Shko mbaji cadren Besrishes dhe Metes se u jane “vjedhur” zgjedhjet… Idiot!!! I pacipe!!!

      1. Shefqet Cela says:

        SA ZI NDIEN ky gazetar i zi!
        Transformoi shprehjen: “më mirë vonë se kurrë”nga sikleti për mentorin e vet që i ka ndërruar pelenat në foshnjëri; duke i mëkuar farmak në shpirt

    2. Besart says:

      Bushati eshte Don Kishoti, kaloresi me fytyre te vrerosur ne lufte me mullijte e eres dhe qe kerkon te shpetoje Dylqinen.

    3. MacGr says:

      NUK E mbron dot Berishen duke minimizuar rendesine e ketij fakti:shpalljes non grata e ato qe pasojne.Se ti je dhe frymezuesi kryesor i dorzimit te mandateve.i molotoveve etj. Tani perpiqesh por cdo gje ka kohen pamvarsisht se ti gjoja doje ta hante ahere Barisha.Kushedi,rrethanat………

    4. K says:

      Të qiftë afrika ça të kesh. Sa herë ka një lajm të mirë, ti do e nxish.

  2. ben says:

    Bjeri,se i bje bukur.Akoma me ment Sales,Lulit,Likes and Co, masaker zgjedhore,po i hapin rrugen Rames etj.O budalla i bllokut,nuk do rrije Shqipnia me politiken tuaj 70 vjecare.Mjaft e shkelyt kete vend.

    1. Palma says:

      Legen me te ndyre se ti nuk ka. Presidenti i ardheshem duhet we sapo te mar detyren ti heqi dekiraten babait tend krininel. Ti sduhet te te lene neper ekrane se welbe dynjane .bir i kriminelit

  3. skorpions says:

    Nuk duhet te japesh opinion ti o kerme, sepse me qendrimet e tua ke bere gjithcka per ta kthyer ne pushtet shkerdhaten e kombit! Edhe ti duhet te jesh “non grata” nga mediet, sepse vetem helm nxjerr nga goja.

  4. Zhzh says:

    NA ÇAVE TRAPIN O NIPI HYSOS DHE BIRI I ISH SIGURIMSIT.
    HALE MBETE.

  5. Ggg says:

    Kokerr debili ke qenë dhe mbetesh, nuk ke haberin nga politika.

  6. Zana says:

    Kjo daulle që po bie ndoshta do të ndihet edhe më 12 qershor: me gjasë Basha del jashtë drejtimit të PD-së dhe futet brënda në klanin “non grata”.

  7. Trotski says:

    O Kerme Blloku ,ne nje vrime i bie Fyellit .Vrimes Edi Rama. Je Realisht Koqe Kandari i bashkohesh ne Kor dhe Lubonjes ,nje Legeni Tjeter Blloku.

  8. pesimisti says:

    Te sperdridhesh ne kete menyre eshte me keq vone se kurre.
    Nuk te duket ty me mire vone se kurre?
    Nuk eshte me mire te jape llogari per 21 Janarin tani se kurre?
    Nue eshte me mire te jape llogari per cdo te keqe qe ka shkaktuar me mire tani se kurre?

  9. Beni says:

    Kur mesova per tet ate mund të kuptoj se pse je kaq vemje ti.

  10. Taulant says:

    “Shqiptari per sherbetorin e GJYSHIT, ther djalin” – citim i ish Krytarit te Komisjonit te Debim Internimeve – Mehdi Bushati, diten e marjes se Dekorates Per Sherbime te Shquara, dhe Arrijtje Mbreselenese te Sportit Boteror, dhene plot mirenjohje nga Kantina e Pijeve Zabarzan, Skrapar.

  11. Bardha says:

    E te del kund me shale te hapur Vera,idiot

  12. Idrizi says:

    Mbroje,mbroje deri ne fund ate qe te ka nderuar pelenat…
    Mbroje deri ne fund ate,i cili nuk ta ka akuzuar asnjehere gjysh Husniun si pjese e kupoles te larte te diktatures,ose me mire njeriun,i cili kishte nen komande organet e diktatures,prokurori,gjykate,ministri te brendeshme dhe sigurimin e shtetit…
    Ke detyrime,jo vetem per Saliun,por dhe per Like floririn,sepse te dekoroj babane tend Mehdi Bushatin,kryetarin e deges te puneve te brendeshme te Lushnjes…
    Keto di une,por mund te kesh dhe detyrime te tjera qe duhet te “shlyesh…
    Do presim dhe te tjere si puna jote,te cilet kane “detyrime” per te “shlyer”..
    Per te mos harruar:
    Ankohesh,perse Amerika e mbrojti me 2011-en dhe e quajti “Burre shteti”.
    Po ta kishte akuzuar atehere,sot Saliu do ishte i lare dhe i shplare prej gjykatesve dhe prokuroreve te plepave dhe nje gjyq i kaluar ne te tre shkallet e tij,quhet perfundimtar dhe i vihet kapak “floriri” per te mos u hapur me…
    Tani me “Reformen ne Drejtesi”,nuk jane ai soj prokuroresh dhe gjyqtaresh,prandaj dhe eshte koha per te vene ne vend drejtesine e munguar dhe ndeshkimin e fajltoreve….

  13. tani says:

    o bole se je i vogel e nuk i kupton dot lojerat e medha..

    duke larguar berishen ne kte menyre i hapin rruge te iki dhe rama se reformohet opozita
    e ata qe vijn e kuptojn qe ska me si ne kohen e sales e kshu merr drejtim per mire shoqeria…
    po ti si burbuqe qe je aq di aq thua

    1. Martin Iden says:

      Sakte. Per me teper qe ato kohera Z. Berisha ishte ende i rrezikshem per te shkaktuar nje lufte civile (te dyte), ndaj edhe USA gjeti kete moment per ta nxjerre edhe me teper jashte loje. Por besoj qe fatkeqesisht, fakti qe rri kaq urte, flet per garancite qe ka marre, se nuk do t’i hyje gjemb ne kembe, as atij, as kelyshit te tij. Sa per “analistin” e artikullit, eshte shejtan-budalla. Por i pademshem.

  14. Gino says:

    Andi Bushati, nuk I ka me gjithe mend ato qe thote,ai do qe te jete sa me shume kontravers, qe te krijoje debat dhe,sa me shume klikime ,,,,,se po ti kete me gjithe mend, I bie qe te jete ??

  15. niko says:

    U ktheve në gorre më pas, nuk pushove së lëpiri të gjitha ato që fole në 21 Janar! As vetë ti nuk dije çfarë të bëje, që Saliu të besonte se ishe penduar! Bushat ti je turpi i gazetarisë shqiptare dhe njeriu më pa vlerë në gazetari! Më mirë të mos kishe folur në këtë rast, spse e fëlliqe edhe më keq, a i vrarë, siç themi ne këtej nga vëndi i Gjyshit tënd!

  16. Tashti dielli do linde me i bukur,me Shqiperi.???????????????? says:

    Ti je kurve mer sumqim,dihet kjo.Shko rruja pak Edit,sepse surrati jot mgjth shkerdhatat e tj si puna jote,thoshit cpune ka Amerika.Ja tashti kurve e keqe,shife dhe besoje as Amerika do ja shkerdhej robt te gjith atyne qe kon vra,e kon vjedh ate popull.Boll ju durun edhe juve shkerdhatave duke vjell vrer ndaj USA.Tashti dielli do lind akoma me i bukur ne Shqipni.
    Flm USA ????????????????

  17. Erdogan says:

    Je njeri shume Inteligjent dhe gjithmone te kam ne considerate zoti Andi qe do ishte me mire ta kishe emrin si Epirotet Greke Andrea.
    Denimi i Berishes sot eshte si nje Peshtyme ta lepish.
    Ta quash Burre shteti (state) dike dhe ta denosh (denied) nje 98 vjecare “me vdekje” eshte (este) me e pakta (poco) Hipokrizi dhe Djallezi.
    Drejtesia e vonuar nuk eshte “Drejtesi”.
    Per fat (fate) te keq zoti Bushati kete popull (popola) dhe kete Protektorate e donte Amerika colonizatore ne krahe te Turqise.
    Prandaj e krijuan (criate) vetem per interesat e tyre Djallezore ne 1913.
    Aresyeja ishte Évidente pse nuk mbeshteti Luften Heroike te Grekeve Ilyreve,Epiroteve por nje Protaktorate Islamik.
    idomos fashistet e Romes dhe Papes si vegel e tyre politike ne 1912en pushtuan Dhodheka-Nisen (12 Isujt) Greke dhe Epirote.
    Si rrjedhim nuk kishin Interes nje Komb.Greko Ilyre me Identitet,Histori te Madh qe do i sillte probleme si per Jugun e saj te pushtuar akoma,Magna Grecuan por edhe per 12 Isujt tane.
    Megjithe ate Heronjte e vrane fashistin Telini qe u perpoq per nje Pashallek turk deri ne Preveze.
    Lexon keto komente (comente) dhe mendon (mind) sa trushpelare eshte (este) katandisur ky popull ne emer te nje Identiteti (Identity) fallco (fals).
    Por me e keqja eshte se Shqiptaret Musllumane apo Katoliket te Kryeministrit te Shtetit (State) te Vatikanit Papes pretendojne (pretend) se jane Aftho-Hthonos (Autoktone) kur nuk kane asgje te krenohen.
    Nuk mund te jesh edhe me Pirron e Epirit edhe me.armiqte e Magna Grecias per te cilen luftuan per ta cliruar mijera Epirote.
    Te njejten gje edhe me ata te Allahut qe nuk kane as edhe nje gje te krenohen pet vazhdimesi Kombetare.
    Kombi eshte i Shenjte dhe kur e braktise nga Emrat,Fene (megjithese te gjitha Fete jane per Ignorantet dhe Idiotet),Kulturen,Traditen,Festat qe tregojne Nderimin e figurave Kombetare dhe transformohesh tamam sic do pushtuesi,ne kete rast Turqia,me vjen keq por ky popull mériton te jete skllav i qellime dhe interesave te atyre qe e kane vrare,perdhunuar,ofenduar (ofend).

    1. Jeff says:

      Jo mor sperma e Erdoganit, ky popull do ngrihet e do perparoje , por jo si ju rajate rrume te Rumelise qe ulet u breket osmaneve e qe ju beri Gjermania, Franca e Rusia shtet fantazme ne kurriz te shqiptareve , eposi i shqiptareve eshte i lavdishem , por nuk ka mbaruar, perkundrazi gjerat do shkojne ne vend. Meso shqip se ndyve gjuhen e perendive o mbeturine turko-bizantine.

  18. durrsak 24 karat says:

    E ç’mund me prite prej çunit te kriminelit Mrhdi Bushati dhe nip i Hysni Kapos?

  19. Franz Kafka says:

    Prandaj shkoi Mona ne Los Angelos se e dinte cdo te ndodhte dhe i parapriu per te thene tani qe ja mua dhe Ilirin tim nuk i shpall non grata Amerika

  20. Jim says:

    Edhe Ju se bashku me Lubonjen e kompani si Sala jeni pasi kini mbrojtur bemat e tij Tani na hiqeni si viktima Go to hell!

  21. Arben says:

    I ka kuruar dajon dhe i ka pastruar bebilinat keshtu eshte shprehur, prandaj i vjen keq ketij BushatKapos. Me duket mbiemer miks i dy te keqijave qe skane bere asgje te mire per kete popull, thjesht llafazane,intrigante,servile,dembele,hajdude,besprere dhe dhunues genitale.

  22. Tonini says:

    Ti shkerdhata i medjas,ti qe perdore te tate,per disa para te qelbura qe te japin I.Meta dhe SB,ti i pa turp dhe parashikusi i madh,ti je nje funderine mediatike,nje njeri i neveritshem,nje sherbetor legen i klaneve te krimit,nje njeri pa identitet,ngrihesh pa pike turpi dhe na ben moral sot dhe na hiqesh dhe si viktime,ti je nje pleh ne kkazanin e qelbur mediatik

  23. Amerikani says:

    Ky është një nder i madh që USA po i bën demokratëve, përpara zgjedhjeve për kryetar. Ata duhet të dalin në masë dhe të votojnë për një kryetar tjetër dhe ky masivitet të eleminojë çdo manipulim, që berisha me kukullat e tij do të bëjnë. Vetëm kështu vëndi do të ketë një opozitë reale.

  24. Shkodra says:

    He mor bythmut! Po na bahesh edhe i persekutuat tash qe ja hoqen breket sherbetorit tuaj kriminel ? Sa shpej filluat ta dredhni? Po keshtu ai bythmuti tjeter Zheji e me radhe!
    Prandaj sot eshte nje dite e shenuar per popullin shqiptar sepse u shemb perandoria komuniste e krimit, u shemb perandoria e byrose poliktike me ne krye familjen tuaj dhe pritni se nuk keni pare gja akoma.

  25. Koli says:

    Muajin tjeter e ka rradhen Likja me Monen.Shqiptare mos u merzitni,Shqiperia do behet,tani do Amerika ta beje Shqiperine se i duhet e forte,dhe do ta beje.Ca Kriminele dhe Hajdute si Sala me Liken e kane vendin ne Burg,sa per Edin mos e qellni kot ,se Edin Amerika dhe Europa e duan.Edi nuk ka vra,jeto Maskarenj kane vrare.Edhe Basha tani e ka ne Bythe,Ishte Minister i Brendshen kur u vrane 4 veta te pafajshem.Me rradhe te gjithe,filloi me Llallen,Me Mediun,Me Salen dhe me rradhe.Skeni pare gje akoma Kurvat e Shqiperise,qe vrate dhe shkaterruat per 20 vjet,te gjitha do ti villni,edhe Malltezit i ka hy fryka me Pallatet tek Fusha e Partizonit,eshte Krim i paster Korruptiv.Prisni se sapo filloi,buk e di cfare do thone tani Vjosa Osmani dhe Albin Kurti per Baben e tyre Shpirteror Sali Ram Berishen dhe Family.???????

  26. uskania says:

    Bushat mashtruesi!USA nuk eshte me komi istet dhe hajdutet.Vazhdon te lehesh te ainqe te paguan.

  27. Tironsi says:

    Bushat, pas Berishes e ka miku yt Ilir Meta dhe me vone…..nuk eshte çudi qe ne shenjester do te jesh TI per ca pagesa te majme e te dyshimta qe ke marre nen dore.

  28. Hasoni says:

    Ky i shkreti eshte plehre gjenetikisht, te pakten per tre brezat e fundit qe njohim dhe ne duke filluar nga besniku i Partise HYSNIY…….

    Kur do ti di ti pastroje shqiperia keta fundurrina……..

  29. rexha 10 says:

    Deri ne nje fare mynyre ke te drejte kure thua se ke vuajtur ,pore prape se prape vuajtjet e tua i kombesove duke u lepire per 25 vitete tjera.
    Sa per krahasimet e nje diktatori ,me votat e vjedhura ,qe cilesohet shume te duhen provat ,sepse e votoi populli me voten e lire .Dhe nuke munde te krahasohet nje diktatore qe vetem vjedhe ,dhe nuke te vrete ,me nje diktatore tjeter qe terrorizon njerzit ,te vrete ,dhe te vjedhe.
    te pakten te mendojme qe e keqja me e madhe eshte fukaralleku ,dhe jo frika per te dale nje xhiro se te vrisnin per nje kile miell.a te kujtohet ajo kohe kure arme kishte c’do familje ,a thua se po na pushtonte Serbi.Ndersa sa per ambasadorin eSHBA Arvizua perveshi manget ,per ti thene mikut tende BERISHES ,se ke per ta ngrene sa dy krahet e mi .Ne te leme te beshe c’fare te duashe ti ,pore ne funde do te bejme nje dosje te madhe ku te regjistrojne emrin e babai ,po ka ,dhe emrin e mamit,.Dhe mbasi dosja mbushet ,merret vendimi ne kohen e duhur,dhe momentin e duhur. Edi Ramen ti e njehe me mire ,sepse jeni rritur bashke si dy niperat e bllokut .

  30. Gaetano says:

    Vone po shume te lumtur, qe regjimi qe ishe perkedhelur ti nga gjysherit u harrua mos kujtohet kurre, dhe kta qe i damkosen sot perjete, ngjasojn me vijushmerin e te tuve. Hajt tani shkojin per kafe njeri tjetrit, se shqiptaret te pakten ndiejn krenar qe Amerika ju beri synet nga koka
    Shkoji per qoke doktorit bushat, mos harro merr dhe buzhalen

  31. sopiqoti says:

    Me paragrafin e fundit “E MENDEROSE ” o Andi Buishari.Ja ul ndjeshem vleren edhe pjeszes tjeter.

  32. Pargali says:

    Super artikull Bushat.

    Je jo vetem super analist por edhe filozof ne mendime dhe analize.

    Je shume objective gjithashtu.

    Mos e rruaj per vemjet e Rames qe komentojne ketu.

  33. qazim says:

    E o nipce,o qelbesira e vogel,edhe ti duhet te futesh ne listen e zeze te ShBA.Ti qe nxisje e beje thirrje per lufte e revolucion,ti qe mbroje me oratorine tende gagace,korrupsionin e ketyre krimineleve.Por c’do gje ka rradhe.Do te shkosh dhe ti ne te semes ore nipce,se s’ben.Kenaqeshe dhe nxisje me tej kur i vihej flaka institucioneve e kur gjuheshin molotovet.Kriminel.

  34. Rregjimi says:

    Epo te rojme e t’a kujtojme o bushat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje