"Qyqes me çafkë", SHBA shpalli non-grata Berishën, ja çfarë poston kryeministri Rama

19 Maj 2021, 15:13Politika TEMA

Pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për akuzën e korrupsionit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga kryeministri Rama në rrjetin social në Facebook.

Rama nuk ka komentuar në lidhje me vendimin e SHBA, por ka bërë një postim lidhur me mjedisin në Shqipëri teksa ka publikuar foto të shpendit të rrallë që u gjet për herë të parë në vendin tonë.

“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet.

Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”- shkruan Rama teksa poston fotot. 

17 komente në ““Qyqes me çafkë”, SHBA shpalli non-grata Berishën, ja çfarë poston kryeministri Rama”

  1. Taulant says:

    E ke ti radhen sepse ke vjedhur 10 here me shume sesa klani Berisha.
    Largohu nga Vangjush Dako sekseri yt i Durresit te cilin USA ka 2 vjet qe e shpalli person non-grata.

    1. katarakti says:

      Taulant. Mos shih ëndrra me sy hapur. Nuk u lodhe që nuk u lodhe duke mbrojtur kriminelin Salih! Nesër Ramën e ke në Uashington në takim me Biden. Kjo është loja.

    2. 30 vjet dhe te marret,akoma nuk kane kuptuar se kush vampiri komunist sali says:

      Qaj o taulant i hales se saliut,se eshte dite zie per ju kriminelet e shqupit e tokave te xanuna.

    3. Ilirjan says:

      O Taulant, po njeriu ben edhe gabime, eshte njerezore. Por kur kembengul me kokfortesi ne gabim… eshte djallezore. Njeriu I zgjuar ndryshon qendrim kur kupton se duhet, kur nuk e kupton… do te thote se s’ka idene e zgjuarsise. Te pershendes me kengen “Kno moj qyqe se erdh behari”

    4. Shefqet Cela says:

      Ngushëllime Taulant për liderin tënd shpirtëror!
      Sa për Ramën, nëse vërtetohen ato që thua ti, gjë që mua nuk më rezulton (NUK JA KAM PARË DUART E GJAKOSURA ME GJAK SI BERISHËS, METËS, MEDIUT DHE BASHËS) ; le t’i shkojë mbrapa, se vënde në burg ka. Më parë, duhen qëruar ata që e mbështesnin dhe frymëzomin gjëmëmadhin.
      GAJRET Taulant!

    5. Kalec Dega says:

      ..flet per Qyqe, sdi ca flet njoni
      =
      I ka hy tmerri Rames…e ka rradhen shume shpejt!

  2. vjosa says:

    Nqs ka nje sukses me rendesi te jashtezakonshme eshte ai i perteritjes se mjedisit natyror. Ehste nje lajm shume i bukur

    1. Titi says:

      Kujdes, kujdes se aty ka kafshe me cifte, sic beri ai ne Peshkopi para disa viteve qe vravi zogun me te bukur me te rralle ne ate zone dhe ja beri dhurate gruas duke I thene shiko sa burre te zote qe ke.

  3. Armando Subashi says:

    O EDI….dhe ti je në radhe….

  4. Kozmo says:

    KJO ESHTE FALE Z. RAMA, QE VE DOSI MORATORIUMIN E GJUETISE. SA PER LULI BASHEN, AI PREMTOI GJUETINE E LIRE, NE KETE FUSHATE. I UROJ SHQIPERISE TE BUKUR DHE TE LARMISHME, TE SHTOHEN SA ME SHUME , SHPENDET E BUKUR TONE.

  5. Skenderbegasi says:

    C’far shpend I mbrekullushem ne
    fluturim.
    Eshte liria e pa kufizuar, dhe e pa trazuar, e kuptuar edhe nga vete shpendet.
    Zoti u tregon udhen e jetes.

  6. Erdogan says:

    Koha eshte faktore vendimtare dhe e pershtatshme per interesat e Sulltanit te egzekutoje Veziret apo Pashalleret dhe jo interesat e popullit.
    Keshtu edhe amerikanet me Burrin e Shtetit Berisha.
    Per amerikanet Berisha idhe jo vetem Ai ishte nje limon qe do ta shtrydhte kur te donte.
    Drejtesia e vonuar nuk eshte “Drejtesi”.
    Kush beson se Amerikanet nuk jane pushtues ne vendet e tyre si Colonizatore,Turqit ne Ionian Greke,Epirote,Ilyre,Cifutet ne Palestinen Greke por vetem Serbet ne Kosovistanin “Pellazge” dhe Dhardhanine Greke eshte thjesht idiot.
    Eshte si ti thote gomari gomarit sa te Medha i ke veshet.
    Keshtu edhe me Ameriken kunder Turqise sot qe mori S-400 dhe njohu Genocidin Armen.
    Pse nuk e njohu deri dje?

  7. Kalec Dega says:

    Komentuesi “Taulant”, sonte ne mesnate, do dale te beje qitje me AK-47 (kallashnikov) me rastin e largimit te idhullit te tij pergjithmone ne USA, me ftese te Trump-it

  8. peimisti qe po behet optimist says:

    Taulant,mundoheni te barazoni salen me EDI RAMEN.
    Sala,Iliri,Luli dhe kompani jane halet,nuk mund te krahasohen me malet.
    Sa per dijeni,shpallja I PADESHIRUAR eshte flete arresti.
    Hajt kemben zvarre dhe paste kemben e mare!

  9. dhembeli says:

    Ka mbrrit “qyqja me cafke” mbi SHqup !
    Do vajtoje humbjen dhe …menxyren Berisha familjarisht !
    Andej nga anet tona kur mallkojne i thone ; “Te kendofte qyqja ne shtepi”.Ka kuptimin “U shofte fara”.
    E.Rama !
    Je artist i vertete!
    Me c’lodhe sot !

  10. Shabani says:

    Jeni na dy kokra i thoni edit ke radhen…me vjen keq se do zhgenjeheni …nuk ka shkelur as shkel dhe nuk do shkele kure ne dras te kalbur ai …mos e doni po mutin mos ja hani….

  11. ilir says:

    Mesa duket amerikanet si kane bere akoma hesapet e pasurive te tua ne bankat turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje