VIDEO: Berisha “non grata”, kur Rama e pyeste nëse e kalonte dot oqeanin

19 Maj 2021, 14:58Politika TEMA

Ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për Sali Berishën dhe familjarët e tij ishte diçka që flitej dhe aludohej, sidomos nga kundërshtarët e tij politikë.

Në një seancë parlamentare të vitit 2019, kryeministri Edi Rama e pyeti specifikisht Berishën nëse udhëtonte dot drejt Shteteve të Bashkuara.

“Sali, ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”, tha Rama, duke bërë edhe një lojë fjalësh me fjalën dash, që është edhe akronimi i DASH – Departamentit Amerikan të Shtetit.

I pyetur jashtë sallës nga gazetarët mbi këtë akuzë të Ramës, Berisha, në atë kohë, mohoi gjithçka. “Kurrë, në mënyrë absolute. Por duhet të them një gjë… unë nuk udhëtoj, siç e keni vënë re. Udhëtime shumë, shumë të rralla…”, tha ai.

3 komente në “VIDEO: Berisha “non grata”, kur Rama e pyeste nëse e kalonte dot oqeanin”

  1. ???⚖️ says:

    ???
    Pooo, e kapërcen me not .

  2. Taulant says:

    Tani eshte edhe radha jote se ti ke vjedhur 10 here me shume sesa Berisha.
    USA i di te gjitha.

  3. Jorgo says:

    he mo se nje xhiro ne lalez e ben ti perjave
    tani njehere do ta besh edhe me afer… ne Rrogozhine ose ne Rec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje