‘’Gati për Shqipërinë’’! Rama: Grupi i punës do bëjë pasqyrën e gjithë interesimeve e mesazheve deri në fund të majit, më pas do kontaktojë të interesuarit

19 Maj 2021, 13:06Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po fillon përgatitjet për mandatin e tretë.

Rama bëri thirrje dje për të gjithë personat që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, ta kontaktojnë personalisht për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre duke bërë publike dhe adresën ku të drejtohen.

Rama shkruan se interesimet kanë qenë të menjëhershme. Ai njofton se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit.

“FALEMINDERIT për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.

2 komente në “‘’Gati për Shqipërinë’’! Rama: Grupi i punës do bëjë pasqyrën e gjithë interesimeve e mesazheve deri në fund të majit, më pas do kontaktojë të interesuarit”

  1. Rrespekt per mendjet e hapura te ktij vendi e vecanarishte hapesirave qe KM afron
    per bashkpunim .
    (eshte kjo fillimi i nji arti demokracie direkte ? )
    Do ta shikojme ne vazhdim …
    por eshte ne cdo rast progresisste

  2. Peshkaguri says:

    Miku ynè Rama ,pamvarsisht se kush ka studjuar jasht dhe brenda po ata ne greqi ,ose ne itali ku u mblodhen 10 mij firma per te njohur pensjonet,midis tyre ka shume qe kane mbaruar studimet me rezultate te larta dhe presin pensjonin mbas 45 ose 50 te vitesh pune.Perse ju nuk jepni asnje informacion rreth ketij problemi kaq te rendesishem?Ku demonstrohet respekti per shqiptaret dhe si i mbroni te drejtat e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje