Ironia: PD iu kërkon prova për vjedhjen e zgjedhjeve, atyre që akuzon se janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve

19 Maj 2021, 10:54Politika TEMA

Partia Demokratike ka kërkuar informacion prej 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër muaj para zgjedhjeve.

PD këmbëngul në mbledhjen e provave, pasi kërkon të provojë atë që e quan si “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Sipas saj, po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhje.

Institucionet prej të cilave PD ka kërkuar informacion për aktivitetin e tyre, janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura prej ministrive, Agjencitë Shtetërore, Posta Shqiptare, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit dhe Prokuroritë.

Problemi është se PD deri më tani e ka ngritur gjithë kauzën mbi dyshime dhe s’ka asnjë provë.

Ironia është se iu kërkon t’i vënë në dispozicion provat e vjedhjes, pikërisht atyre që akuzon se kanë vjedhur zgjedhjet.

3 komente në “Ironia: PD iu kërkon prova për vjedhjen e zgjedhjeve, atyre që akuzon se janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve”

  1. Sala says:

    Parti e cmendur,nga i pari tek i fundit.Futi edhe analistet e medhenj te darkave ne tv,plotesohet me se miri nje spital psiqiatrik.

  2. Loni says:

    Jane te papare, debila komplet!
    Me keta Edi fiton edhe mandatin e 6-shte.

  3. PD ben edhe prokurorin, hetuesin. C’na mbyten gallataxhinjte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje