Përfaqësuesja e PD rrëzon akuzat e opozitës për votim të dyfishtë: Thjesht çështje teknike

19 Maj 2021, 10:34Politika TEMA

Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur pas propozimit të Partisë Demokratike, duke shpjeguar raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi.

Znj. Pelinku e cila ka menaxhuar të gjithë sistemin ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik.

Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit.

“Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar”, ka thënë Pelinku.

“Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë”, sqaroi ajo.

Pelinku ishte e pranishme në mbledhjen e kësaj të mërkure, ku iu është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KAS.

Ajo foli për rastet kur një person është identifikuar në dy qendra votimi të ndryshme në 25 prill, si dhe faktit që një shenjë gishti unike është rregjistruar më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit.

Pelinku tha se rezulton që këto raste kanë të bëjnë me persona që i përkasin administratës zgjedhore, pra komisionerë që janë identifikuar në qendrën e tyre të votimit, por edhe në qendrën ku ata duhet të shërbenin si komisionerë në 25 prill.

Po ashtu, edhe sa i përket regjistrimit të shenjës së gishtit, Pelinku deklaroi se i përket operatorit dhe jo votuesve.

Prej disa ditësh, PD e LSI, duke sjellë dy raste nga Gjirokastra e Berati, pretendojnë se ka pasur votim të shumëfishtë nga një person, gjë që është rrëzuar nga vetë përfaqësuesja e PD.

Kjo, pasi në rastet që pretendon opozita, kemi të bëjmë thjesht me çështje teknike, jo me votim.

Vetë përfaqësuesja e PD e ka sqaruar shumë mirë këtë gjë.

4 komente në “Përfaqësuesja e PD rrëzon akuzat e opozitës për votim të dyfishtë: Thjesht çështje teknike”

  1. ben says:

    Te pakten, kjo zonje ka patur integritet te thote te verteten, gje qe nuk eshte e zakonte per ata qe jane pjese e opozites.

  2. arqile says:

    Kjo zonja kishte detyrimin ta sqaronte plotesisht kete ghene qe ka ndodhur bile ta bente sqarimin qe ne fillim se ajo ka patur dijeni te plote.Eshte personi pergjeghes por me duket u tregua jashre funksionit eshte partiake pro PD i la palet te shellin argumenta te kota pati shprese te sillte ujin ne mullirin e opozites nuk e merriton asnje momemt te mbaje ate pozicion .Eshte njeri e lidhur me bemat e pkeses se keqe teopozites me salen e shoket.Keta komisionere te tille nuk duhet te futen ne keto institucione te rendesishme te shtetit.Te hapi gojen sot kho dele ezeze te mos vuaje vendi kot se koti.

  3. Kruja says:

    Jo Ben, nuk eshte ceshtje integriteti me shume se ceshtje frike sepse po te thote te kunderten atehere ajo shkon direkt ne burg per mashtrim publik. Paisjet elektronike rregjistrojne proven dhe aty nuk ka shaka aq me teper tani qe drejtesia mbikqyret nga nderkombetaret.

    Ne 2016 ne Kuvend u miratua ndryshimi i Kushtetutes. Askush nuk e thekson qe ne vitin 2016 ra perfundimisht Sovraniteti i Shqiperise sepse korrupsioni i Politikes shqiptare e shkembeu ate me pasurimin e vet dhe pushtetin e vet. Pra asnje iluzion mos kete, ne 1991-shin populli kerkoi ndryshim sistemi politik por Politika nuk e kreu misionin qe i dha historia per te ndryshuar sistemin pa shitur Sovranitetin e Shqiperise. Dhe e vetmja rruge per te ruajtur dinjitetin dhe sovranitetin ishte rruga e punes dhe perkushtimit dhe jo rruga e pasurimit dhe korrupsionit.

    Historia do ti denoje shume rende politikanet shqiptare te viteve 90 e ketej. Por sot ata do ti denoje edhe Drejtesia ne doren e nderkombetareve. Pra do te shohim nje ndeshkim te dyfishte ndaj tyre. Politikanet do t’a paguajne shume shtrenjte demin qe i kane bere Shqiperise me pandershmerine dhe pa-aftesine e tyre. Rruga e shkurter te nxjer gjate thote Populli. Shikoni ku ka perfunduar PD-ja sot?! Nje grupim klanor me interesa ne kudershtim me interesat e Popullit. PS-ja e mori kthesen duke reflektuar dicka por edhe ajo nuk eshte pa pergjegjesi.

  4. iksi says:

    O z. Pelinku , opozita e bashkuar nuk dine çfare kerkojñ , ata nuk kane e nuk paraqesin asnje prova qe jane te pranushme per prokurorine por bejne vetem propogande dhe vetem akuza politike . Ata me nje gure duan te vrasin dy zogj duke akuzuar qeverine dhe organet e drejtesise re sepse e dine qe para kesaj drejtesie duhet te japin llogari per bemat e tyre gjate 30 vjeteve . Pra ata akuzat i bejne mbi bazen e atyre çfare kan bere vet kur kan qene ne qeveri pra kan vjedh zgjedhjet diten per diell , kan bere votime familjare , nje person ka votu per 30 vete , ne kuti kan heq fletet e votàve qe ka votu populli dhe i kan mbush me fletet qe kan bere vete , kan blere vota , kan çuar ushqime ne familje te varfra , kan perdor shtetin per perfitim votash , kan arrit deri aty sa edhe nxenesve te shkollave 9 vjeçare e lart tu benin presjon familjareve te votonin per partine demokratike . Keshtu kan bere keto ñ te gjitha votimet qe kan dale gjoja te fituar se asnjehere nuk kan fituar . Po le me çfare shpenzimesh marramendese u benin ne fushate te P.D se sa qe arriten te marrin autoķolone makinash nga italija me pankarta te shkruara per fitoren e P.D se qe lemeriteñ dynjane duke levizur nga Shkodra ne Sarande se gjoja efhe italia kerkon fitoren e P .D se . Kjo opozite do te fitoje besoj une mbas ketij mandati te Rames , tre mandateve te Erjon Velise dhe nje mandat te Zahos pra edhe 20 vjete atehere fiton Luli mè Monen hajt se duroni ju ikin shpejt 20 vjet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje